Loading...

LSI-ja e Monës vihet në alarm, shkak largimi i këshilltarëve dhe Reforma në Administratë

Reforma në administratë dhe largimi i këshilltarëve drejt Partisë Socialiste kanë vënë në alarm Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Të gjithë deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë zbritur në terren me urdhër të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kanë zhvilluar takime me bazën e kësaj partie, me qëllim marrjen e masave për të parandaluar largimin e militantëve nga kjo forcë politike, por edhe nisjen e riorganizimit në të gjitha degët.

Sinjalet e para vijnë nga qytetit i Skraparit, aty ku dje zëvendës-kryetari i LSI-së, Luan Rama ka mbledhur strukturat.

Rama foli për fillimin e një procesi riorganizimi tërësor të LSI-së, ndërsa ka deklaruar se ky riorganizim vjen pas largimit të mjaft të këshilltarëve të LSI-së në këshillat bashkiakë në rrethe. /CNA

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com