Loading...

Laureta Petoshati dedikon vargje për babain i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Laureta Petoshati dedikon vargje për babain i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Nga Laureta Petoshati

Ti je loti im

Një diell i madh ngrohu gjithçka,
pastaj vendin e tij e zuri hëna,
një hënë e madhe, e plotë mbi qytet ra,
e mua po më përpëlitej zëmra.

E premte e zezë. Udha e kryqit ishte…
Unë lutesha për ty, ndërsa ti jepje shpirt,
hëna më e verdhë se vdekja po habiste,
në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë me të lumin Krisht…

Vdekja është shumë e ashpër, baba,
e do arkëmortin si kullë pa vrojtim,
të gdhendur, të rregullt sa më sʹka,
do rroba e këpucë të reja, për të fundit marshim.

Vdekja është shumë e rregullt, baba,
ka orare fikse, si ushtarak nën betim,
të bën si hëna, të pakapshëm, baba,
që herë zhduket e herë shfaqet si kujtim.
Tash e tutje baba, ti je loti im!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com