Loading...

Lajmi i fundit nga shkenca: Provoni eksperimentin me 3 Vezë për një javë dhe do mahniteni nga rezultatet!

Gjithmonë më kanë pëlqyer vezët – të ngopin dhe janë të shijshme, por nuk haja kurrë vezë gjatë javës, sepse jam shumë e zënë. Të paktën kështu i them vetes kur dal me nxitim nga shtëpia çdo mëngjes, me duart e zëna dhe me një banane të marrë vjedhurazi nga shporta e frutave.

Kur dal kështu nga shtëpia, jam e paduruar dhe e shpërqëndruar deri kur vjen momenti për të ngrënë drekën, dhe kjo s’është mënyrë për të nisur ditën. Kështu që vendosa se ka ardhur koha për ndryshim dhe ky ndryshim duhet të kishte vezë. Specifikisht, u zotova të ha tre vezë çdo mëngjes për një javë.

Pse vezë? Janë perfekte. Jo vetëm që janë të pasura me proteinë (7gr për vezë), por përmbajnë omega-3, vitaminë D, E dhe B12; si dhe minerale si seleniumi. Për më tepër, thjesht dy vezë në ditë janë mjaftueshëm për të ngopur kërkesat e trupit për choline, përbërës që përmirëson kutjesën.

E di që shumë prej jush do të më shohin me sy të shtrembër, se koleksteroli do të më vdesë të re. Por, të tregohem e sinqertë, mendoj se këto janë gjepura. Shkenca ka përparuar goxha që nga koha kur ky “fakt” doli në dritë. Më herët rekomandohej vetëm 300mg kolesterol në ditë, por sot nutricionistët kanë zbuluar se nuk ka mjaftueshëm prova për të mbështetur këtë udhëzim. Ekspertët thonë se ka kolesterol në vezë, thjesht nuk është i njëjti me atë që të bllokon arteriet.

Sidoqoftë, duhet treguar kujdes. Numri i vezëve të rekomanduara varet nga pjesa tjetër e dietës. Unë jam goxha aktive, ha shëndetshëm dhe m’u duk e përshtatshme të shtoja tre vezë në ditë në dietën time.

Siç ua merr mendja, vezët normale bëhen të mërzitshme pas dy ditësh. Prandaj vendosa t’i bëja gjërat interesante. Të vetmet kritere ishin se çfarëdolloj gjëje që do të shtoja nuk do të më hante kohë dhe duhet të kishte vlera ushqyese. Zgjidhja: perime të ngrira. Kisha kohë që i mbaja në frigorifer dhe vendosa t’i hedh në tigan me pak gjalp para se të shtoja vezët.

Verdikti: bizelet dhe misri shtojnë një ëmbëlsi të këndshme dhe teksturë interesante, teksa e pasurojnë vaktin me fibra. Të nesërmen bëra të njëjtën gjë dhe shtova avokado dhe koriandër sipër. Ditën pas kësaj shtova sallatë lola, që ishte prag kalbjes, por sa të rrosh do mësosh.

Nëse nuk hani mëngjes për një arsye tuajën, dijeni që është justifikim, jo arsye. Ditën e dytë të eksperimentit tim, teksa po nxitoja për të dalë, vonë për punë, kuptova që s’kisha bërë vezët akoma. U ktheva, vura tiganin në zjarr, shtova gjalp dhe tre vezë, pa i trazuar më parë. Thjesht i hodha në tigan dhe i trazova aty me pirun. Shtova pak qumësht dhe i përfundova me kripë dhe piper. Gjejeni çfarë? Dolën një mrekulli. Për katër minuta kisha një mëngjes të mirëfilltë në duar dhe të njëjtën gjë mund të bëni dhe ju. Pa justifikime.

Para këtij eksperimenti, ora 10 e mëngjesit më gjentë në tavolinë duke vdekur për të ngrënë. Pas vezëve, të cilat më jepnin 21gr proteinë çdo mëngjes, mund të duroja pa mundim deri sa të vinte dreka. Mund të fokusohesha më mirë dhe më gjatë, meqë s’duhet të mendoja çdo sekondë për ushqim.

Rutina ishte e këndshme dhe relaksuese. Nuk bluaja më çdo të ha për mëngjes, apo a do të ha mëngjes. Si dhe, s’ndihesha më në faj për ç’haja. Për më tepër, isha e detyruar të ulesha për 10 minuta dhe të ushqehesha, momente këto që më përgatitën më mirë për ditën.

Kam ndërmend të vazhdoj të ha tre vezë për mëngjes. Vetëm nëse shkenca zbulon se petullat me çokollatë janë burimi i rinisë. Nëse kjo ndodh, do të ha petulla. Për hir të shkencës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com