Loading...

Kush është vlonjati që i dogjën BMW-në, dyshohet zjarrvënia e qëllimshme

I vihet flaka një makine në Vlorë, në pronësi të një 27- vjecari. Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Heronjt”, ku është djegur pjesërisht, mjeti tip ”BMW”, në pronësi të shtetasit Everest Mecorapaj., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Policia dyshon per nje zjarrevenie te qellimshme, nderkohe qe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Vete pronari i mjetit, i cili ka edhe nje biznes në Vlorë, një dyqan, si dhe merret me shitblerje automjetesh, gjatë deshmisë së tij në polici ka thenë se nuk ka asnje dijeni për shkakun. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

Informacion paraprak Më datë 07.04.2018, në lagjen “4 Heronjt”, është djegur pjesërisht, mjeti tip ”BMW”, në pronësi të shtetasit E.M., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kqyrja paraprake e automjetit dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com