Kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së PS ka dalë jashtë parashikimeve ku pas kritikave për opozitën ka ngritur zërin dhe ka kërcënuar socialistët e tij. Me tone të larta, Rama ka kritikuar sjelljen e socialistëve në bashkinë e Çorovodës duke i akuzuar se po pengojnë shpërndarjen e ndihmës ekonomike.
“Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë nuk jepet ndihma ekonomike sepse grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk shkon në votim? Kush e ka?
Kush e ka përgjegjësinë? Për të nxjerrë kunjën me kryetarin e bashkisë. Kush e mban përgjegjësinë për këtë?”,- bërtiti Rama.
Në këtë qark deputet i PS është Adnor Shameti, dhe sigurisht është përgjegjësia e tij për tensionin e Ramës sot në Asamblenë e PS-sëshkruan Albeu.