Lajmi i ka shokuar te gjithe!
Sateliti i kompanisë britanike Earth-i, i cili ka kamerë të rezolucionit jashtëzakonisht të lartë, mund të shohë edhe detajin më të vogël, prandaj kini kujdes nëse veroni diçka dhe të mendoni se nuk ju sheh askush.
E të gjithë që e kanë zakon të shëtisin lakuriq në shtëpinë e vet dhe të mos përdorin perde, vozitësit që pëlqejnë shpejtësinë e madhe, të gjithë ata që dëshirojnë të çojnë dashuri në natyrë, tash e tutje duhet të kenë kujdes, pasi në qiell është një sy që shesh gjithçka që ju bëni në privatësi dhe atë në gjithë planetin. Natyrisht, sateliti i lançuar nuk ka për synim spiunimin e njerëzve, ose të paktën ashtu thuhet, por qëndrimi i tij në atmosferën tonë nuk është i rastit.
Pas vetëm dy minutash qëndrimi mbi ndonjë territor, sateliti mund të krijojë videon dhe të formojë modelet 3D të asaj që ka incizuar, që mund t’iu ndihmojë të gjithë atyre që ndodhen në vendin e fatkeqësive dhe shërbimeve tjera emergjente. Kur të ndodhin katastrofa të ndryshme natyrore, zjarre, aksidente të rënda trafiku, sateliti mund t’iu ndihmojë kërkim-shpëtuesve që të kenë fotografinë e përgjithshme, por edhe të përcjellin në detaje valët e vërshimeve ose dëmtimet strukturore të ndërtesave pas stuhive të mëdha, në mënyrë që të distribuojnë më shpejt ndihmën, njerëzit dhe resurset
Në faqen e tij të internetit, kompania thotë se sateliti i saj Vivid Ks2 mund të ndihmojë në përpjekjet për shpëtim nga katastrofat, shpërthimin e naftës, krijimin e hartave, qasje në terrene të padepërtueshme duke iu falënderuar modeleve 3D.