Kujdes! Pjesa me e madhe e njerëzve nuk e dinë se cilat janë ato pasoja negative të konsumimit të pijeve të gazuara për shëndetin.
Sipas hulumtimeve shkencore, ja çfarë efekte negative kanë këto helme në gota për organizmin tonë.
- Në 10 minutat e parë
Një gotë në vete përmban 10 lugë sheqer, që është 100% dozë e lejuar ditore. Në trup arrin edhe fosfori, i cili ka për qëllim shtimin e shijes.
- Pas 20 minutave
Arrin deri te shtimi i glukozës dhe insulinës, gjë që në mëlçi e bën shndërrimin e sheqerit në yndyrë.
- Pas 40 minutave
Kafeina në pije absorbohet plotësisht në trup, në afatin prej 40 minutave. Qarkullimi i gjakut shtohet, ndërkaq mëlçia fillon të prodhojë më shumë sheqer në gjak. Truri juaj fillon të bllokojë receptorët e hormonit adenozinë, gjë që pengon ndjenjën e lodhjes.
- Pas 45 minutave
Tajitja e dopaminës shtohet, gjë që ndikon dukshëm që të ndiheni mirë dhe efekti i tillë është i ngjashëm me atë që jep heroina.
- Pas 50 minutave
Magnezi, thartira fosforike, kalciumi dhe zinku shkaktojnë shtimin e tretjes së ushqimit. Kjo është e lidhur me sasitë e mëdha të sheqerit dhe të ëmbëltuesve artificialë, të cilët përkufizojnë tajitjen e kalciumit nëpërmjet urinës.
- Pas 60 minutave
Cilësitë diuretike të kafeinës fillojnë të ndikojnë dhe të gjitha mineralet, duke përfshirë magnezin, kalciumin dhe zinkun të dedikuar për eshtrat, tajiten nëpërmjet urinës.
- Pas më pak se një orë
Shpërndarja e sheqerit nëpër organizëm është në fazën përfundimtare. Ndiheni plot energji dhe mund të prisni ndryshime të shpeshta të humorit. Bashkë me pijet e gazuara, nga trupi tajiten i gjithë uji dhe materiet ushqyese, të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Në fund, rreziku nga zhvillimi i diabetit dukshëm shtohet.