Edhe pse Ilir Meta nuk e bindi dot Monika Kryemadhin për tu bërë Zonjë e Parë, dashurinë e tij për vendlindjen, Skraparin, ja ka injektuar në vena.
E ftuar në emisionin ‘Why Not’ të Roza Latit, Monika foli me superlativa jo vetëm për zonën por edhe banorët e saj.
Madje ajo tha se që tani ka lënë amanet që hirin e trupit të saj të mbjellin pemë në fshatin e Ilir Metës.
Kryemadhi: E adhuroj Skraparin dhe skraparlinjtë. Kam lënë dhe amanetin se di të them që skraparlinjtë që kanë sjellje mikpritëse dhe shumë njerëzore. Amaneti im është që kur të vdes, hirin e trupit tim dua ta mbjellin pemë në fshatin e Ilir Metës. Edhe pse është larg, është zonë dhe fshat i bukur që ka njerëz të mirë, që e duan arsimin. Është një tokë që ka prodhuar njerëz të mirë dhe pse të mos jem atje deri në pafundësinë time.
Por si është të jesh gruaja e Ilir Metës, e ka ndihmuar apo penguar Monika Kryemadhin.
Kryemadhi: Shkojnë paralelisht bashkë. Unë nuk mund të them nuk më ka ndihmuar. Shumë njerëz më respektojnë se jam gruaja e tij. Ashtu sic të qënurit bashkëshortja e tij, nuk më lejon që herë pas here të jem vetvetja për ato mendime që unë mendoj. Ndonëse lirinë e kam patur maksimale, por është ajo subkoshienca që të ndalon që të shkosh më tej se c’duhet. Ato shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën, megjithatë në kompleks është pozitive.
Më ka penguar që kam qenë e dashura e Ilirit në politikë në ’96 për të kandiduar si deputete, që edhe pse baza e Partisë Socialiste në atë kohën më propozonte, lidershipi ishte skeptik, gjykues, paragjykues sepse kjo është e dashura e Ilir Metës dhe ne nuk mund të fusim dy njerëz që sot kjo nuk është problem, por para 22 vjetëve ka qenë shumë.