…Nuk di, këtë Fox-in se ku e kam parë…Senatorin Fox, apo doktor Fox-in e satirës se Lunarit, diku e kam parë, ndeshur apo takuar por për dreq se më del…
E kam aq të njohur dhe të përditshëm sa përnjimend më duket si bashkeudhëtar, bashkëqytetar, bashkështetar e bashkëmuhabetçi i bashkekohes sonë…
E kam aq te njohur sa çkam të përnatshmit e mi te politikës, qeverisë, pushtetit, gjyqësorit, prokurorisë, policisë, OJF-ve, OJQ-ve, analistëve dhe gjithe sharlatanët e këtij vendi…Për ata që nuk e njohin Senatorin Fox, nuk kam se ç’them…dhe as mua nuk më ndihmojnë dot që ta gjej se ku e kam parë…
Duhet më pare të shkojnë në teatrin e Vlorës dhe ta shohin këtë shfaqje brilante të Luigi Lunarit, pra “Senatorin Fox” dhe pastaj të pyesin njëri-tjetrin a veten kështu si unë : Ore ku e kemi parë këtë burrë ?…Këtë qënie njerëzore, që ja njohim më se miri fizikun, natyren, karakterin, moralin, vesin, oratorinë, inteligjencën, ligësinë, poshtërsinë, fëlliqësinë…por që s’po e gjej dot se ku e kam pare, ndeshur apo takuar …Eh ç’na bëtë ore aktoret e Vlores…Na duhet të vrasim mendjen fort, në këto kohë “senatorësh” të shumtë, për të gjetur se kush ështe Fox-i ynë …
…( mos e humbisni rastin…shfaqja do te vazhdoje edhe kete fundjave, dt.4, 5 dhe 6 Maj )
Genc Demiraj