Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” nuk mundi më këte jave të punojë këtë javë pasi mungonin xhirimet e tij profesionale të Armand Hallvaxhiut, operatori profesionit që humbi jetën aksidentalisht gjatë zhytjes në det.
Ai ndërroi jete ne krejt papritur, në moshën 34 vjeçare duke iu lënë kolegëve një boshllëk të madh, që është ndier pa diskutim në fillim të emisionit. Në gjithë këto javë janë prezantuar dhjetëra klipe, histori që janë xhiruar prej tij. Energjik, pasionant për natyrën dhe misteret e detit, Mandi do të mbahet mend për humorin e tij.
Mandi me kamerën në krahë përlotej kur dëgjonte personazhet e emisionit në nevojë. Gjithmonë i papërtuar në terren, punonte i motivuar. Pak ditë më parë, Armandi apo Mandi siç e thërrisnin kolegët u zhyt në thellësitë e detit Jon, në Karaburun për të mos dal më.
Buzëqeshja e tij do t’i mungoje të gjithëve. Emisioni “Shqiptaret për shqiptaret” humbi një mik të shtrenjtë, media shqiptare një profesionist ndërsa familja njeriun e dashur. Në detin që e donte aq çmendurisht zemra i ndaloi së rrahuri. Sytë na lotojnë dhe zemra na dhëmb. Lamtumire djali i detit, Mandi ynë, në nuk do të harrojmë kurrë!