Policia greke raportoi ditën e sotme se ka arrestuar pesë shqiptarë, të cilët akuzohen se bënin rolin e shpërndarësve të drogave të forta në qytete të ndryshme të vendit.
Mediat greke kanë raportuar se të arrestuarit janë nga moshat 31-35 vjeç dhe kryesisht veprimtarinë e tyre e ushtronin në zonat Kalitheas, Larisa, Neas dhe Smirnit.
Pas arrestimit, janë sekuestruar 436 gramë kokainë, 300 gram përzierës, 2000 euro, 3 peshore, 2 pistoleta, 14 celular.
Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, ndërsa mes të arrestuarve është edhe nje femër.