Policia shqiptare ka dhene detaje ne nje njoftim per media per banden e kokaines qe u godit ne nje operacion te perbashket me italianet sot ne mengjes.
Dy nga te arrestuarit jane kapur ne Shqiperi.
NJOFTIMI
Itali-Shqipëri/Goditet një grup me veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve në vendet e BE dhe pastrimit të parave
Operacioni i koduar “AFFARI DI FAMIGLIA”, u organizua dhe finalizua falë bashkëpunimit mes strukturave të hetimit të narkotikëve të dy policive, italiane dhe shqiptare, në veçanti me grupin operativ të Guardia di Finanza të Romës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit “Affari di famiglia”, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”.
Në Shqipëri u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal:
• Edmir Hatija, 41 vjeç, banues në Fier;
• Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, banues në Fier.
Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.
Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës.
Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika. Po vijon puna në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të dy organizatave policore dhe policive kriminale për shkatërrimin e grupit kriminal dhe sekuestrimin e aseteve.