Loading...

Kërkoi përjashtimin e Ramës, avokat Ngjela sulmon Monikën: Është e zhytur në korrupsion, zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas kërkesës së Monika Kryemadhit për përjashtimin nga Kuvendi të kryeministrit Rama. Ai ka akuzuar Kryemadhin, duke thënë se këto nuk janë gjë tjetër veçse Show-e politike, pasi vetë ajo zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka. Ngjela ka thënë se këto janë ndërthurje të korrupsionit, ndërsa përjashtimi i Ramës nga Parlamenti është thuajse i pamundur pasi, të majtët kanë mazhorancën.

“Flasin kot, Kryemadhi ka gjysmat e rrugëve, i ka në bankë. Këta i nxorrën nga Kukësi se e bënë vetë rrugën me tarifë. Janë duke bërë show. Të majtët kanë mazhorancën. Nuk janë gjë tjetër veçse ndërthurje e korrupsionit. Nuk merrem me ta”.

Duke iu referuar arrestimit të dhjetëra qytetarëve që morën pjesë në protestën e së shtunës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit” ai tha në Opinion” në News24, nëse gjykata nuk i liron protestuesit e arrestuar, duhet t’i lirojë Presidenti.

“Do të keni parasysh një gjë se juridikisht ka një rregull që ligji ka karakter formal dhe jo logjik. Këta janë njerëz që kanë bërë një dëm, që do ta paguajë shteti. Kush e ka fajin? Nuk kisha bukë thotë, nuk e përballoja dot jetën. Atëherë është në nevojë ekstreme, është domosdoshmëri e nivelit juridik. Nëse ligji ka prapë karakter formal dhe nuk i lëshon gjykata, shteti ka shkelur në një gjë të paligjshme, janë përgjigjur me paligjshmëri. Do duhet t’i lirojë presidenti, me falje, nuk duhet të rrinë në burg. Se kanë shumë të sigurt nga gjykata.

Kuksianëve ua kanë paguar paratë që iu kanë përmbytur qytetin. Shteti iu ka debi të madhe që i ka përmbytur Fierza. Ua ka dhënë. Ka një debit ndaj tyre. Kjo është drejtësia, nuk është pushteti yt. Pushteti yt rrezikohet, nuk e bën dot, ikën në shtëpi. Po bën gabime shumë të rënda që të mos dorëzosh pushtetin. Ku e gjeti pronë ky.

E patë këtë që ndodhi si një reagim për një gjë të caktuar apo më shumë se kaq?

Unë kam biseduar me njerëz konkretë që i njohin. Është një qytet shumë i varfër sepse s’ka burime financiare, nuk ka punë. Kam dëgjuar që aeroportin e kërkon Uashingtoni, po ky se jep. Nuk e di sa e saktë është, kam dëgjuar.

E vetmja rrugë është ajo që thashë, meqë ligji ka karakter formal, të vejë tek Presidenti. E mira është të mos ketë vendim. Gjykata nuk duhet të vendosë masë arresti se është krimi shumë i lehtë. Por nëse gjykata nuk i liron, duhet t’i lirojë Presidenti”, deklaroi Ngjela.

Për sa i përket rolit të kryeprokurores Arta Marku në këtë çështje, Ngjela tha se ajo nuk ka çfarë të bëjë.

“Nuk ka çfarë të bëjë. Ajo është si kalë, ajo është akuza. Ajo do vazhdojë të hetojë. Është tronditje shoqërore. Ajo nuk di si ta zgjidhë, ose di si ta zgjidhë por nuk është në kohën e saj”, deklaroi Ngjela.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com