Loading...

Kerdi me vrasje dhe tritol, viktimat mbledhim neper rruge, oren e zeze zgjon gjemimi.Poezi nga Arben Abazaj

Kerdi me vrasje dhe tritol,
viktimat mbledhim neper rruge,
oren e zeze zgjon gjemimi.

Natyra qesh me kaq gezim!

Mos qesh natyre, duhej te flisje,
me duf, rrebesh, edhe terbim,
ndoshta vec ti e ke fuqine
ta zgjosh nga gjumi vendin tim.

O Diell, ti helm me mbush!

Me qindra ikin, edhe pa kthim,
largohen larg ketij vendi,
s’jetojne dot me ne mjerim!

O diell, mos qesh, pac Perendine!

Sa mijra ketu s’guxojne te qeshin,
se buke s’kane c’te hane per darke,
Jane familjare me femije,
nuk jane bandite-lakej per qeveri!

O vale, mos qesh dhe ti tani!

Ne kete mizerje qe na vertiten,
ku varferia quhet faj,
Per maskarenj ngrihet dollia,
dhe prap ti hesht o Zot, pasketaj?!

Shqipja shtyn ditet mbytur ne halle,
me kembe e shkelen batakcinjt,
O qiell, mos qesh po mblidh rrufete,
ta zgjojme nga gjumi vendin tim!

Arben Abazaj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com