Loading...

Kapet gomonia me 2 tonë kanabis Shqiptar

Sipas mediave italiane bëhet me dije se gjatë një aksioni gjatë natës kapet skafi ku janë arrestuar 4 shqiptarë me 2 tonë drogë e llojit marijuana e cila dyshohet se po shkonte nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga Guardia Di Financa sot gjatë natës, përveç sasisë së madhe të hashashit, u sekuestrua edhe një kallashnikov. Aksioni u mbajt në afërsi të Salentos, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të një mjeti lundrimi.

Ndonëse ky i fundit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, Guardia Di Financa arriti ta ndalonte anijen. Katër shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, do të mbrohen nga avokati Cosimo Rampino.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com