Loading...

Kanabis brenda apartamentit në Romë, në kërkim të vlonjatit

Policia italiane ka sekuestruar rreth 60 kilogram Canabis Sativa në një apartament në qytetin e Romës. Sipas mediave italiane lënda narkotike ka qenë e fshehur në një apartament në zonën e Finocchios ndërsa ka qenë e vendosur në disa çanta.

Karabinierët kanë shkuar pas sinjalizimeve të banorëve për lëvizje të dyshimta të disa të rinjve në apartament. Pasi kanë hyrë brenda kanë gjetur lëndën narkotike të fshehur në një prej dhomave të apartamentit. Gjithashtu kanë gjetur dhe peshoren me të cilën kryhej peshimi i lëndës narkotike. Menjëherë kanë nisur hetimet për kapjen e pronarit të lëndës narkotike.

Sipas burimeve bëhet e ditur se një prej personave që jetonin në banesë është identifikuar si një 20 vjeçar me inicialet G.R nga qyteti i Vlorës. Identifikimi është bërë pasi është gjetur një dokumenti i të riut brenda apartamentit. Ndërkohë që mësohet se në kohën e sekuestrimit të lëndës narkotike asnjë person nuk ka qenë brenda tij. Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com