Sonte në mbrëmje në Ligën e Kampionëve do të luhet sfida e parë çerekfinale mes Juventusit dhe Real Madrid. Bardhezinjtë do të zbresin në fushë me një formacion surprizë, 4-4-2. Alegri është detyruar të bëjë ndryshime, pasi Pjanic dhe Benatia janë të pezulluar. Raportohet se Alegri do të fusë në fushë Barzalin në vend të Daniele Ruganit në qendër të mbrojtjes dhe Bentakur në vend të Markizios.
Dugllas Kosta dhe Aleks Sandro kanë kaluar në rolin e mesfushorëve të jashtëm, me De Shilio dhe Asamoah si mbrojtës krahu. Dibala do të mbështesë Higuain në sulm.
Në krahun tjetër Zidane nuk ka ndryshuar asgjë në formacion, duke hedhur të njëjtën formacion si në finalen e Kardifit, disa muaj më parë.