Në Nartë 264 ha sipërfaqe ujore janë kthyer në truall nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara duke kthyer në përfitues të një pronë të konsiderueshme Dhurata e Irna Dajlanin. “Falsifikimi i dokumenteve zyrtar” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale” janë edhe akuzat kryesor të parashtuara në një kallzim të rregjistruar së fundmi në Prokurorinë e Vlorës. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-ndërmarrjes “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore”. Ku blerja e 264 Ha sipërfaqe ujore dhe 5000 m² truall u shëndërrua në një Celtifikat pronësie për 264 Ha tokë /truall e 5000 m² sipërfaqe ujore. Duke përbërë kështu një prej rasteve më flagrante të kthimit te ujit në tokë për arsye përfitimi . Vlora News posedon të gjithë dokumentacionin e plotë të traskriptimeve në rregjistrat e ZVRPP VLORË . Falsifikimi dhe tjetërsimi vërehet qartë edhe nga dokumentet provuese të dala nga Zvrpp Vlorë . Në nenin hipotekor Nr. 1263 date 24.06.1996 ne regjistrat e transkriptimeve te Zvrpp Vlore është regjistruar ne emër te z. Felatun Dajlani (babai i Dhurata dhe Irma Dajlani) pasuria e përfituar me ane te Kontratës se shitjes privatizim kompleksi” Nr. 5464 Prot , Nr. 4864 kol date 23.04.1996 lidhur përpara noter Jetmira Veraj.
Kjo kontrate shitje përpara noterit vjen si rrjedhoje e kontratës se shitjes Nr. 27 Prot date 27.12.1995 lidhur midis përfaqësuesit te ndërmarrjes se rritjes zënies se peshkut Narte Vlore te përfaqësuar nga z. Vullnet Elbasani, AKP Vlore e përfaqësuar nga Dallëndyshe Çela si pale shitëse dhe z. Felatun Dajlani si pale blerëse. Objekt i kësaj kontrate ishte shitja e objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore”. Ne piken 4 parashikohet se objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore” ka një sipërfaqe ujore totale 264 Ha dhe 5000 m² sipërfaqe truall me ndërtesat teknologjike. Pra, ne baze te kësaj kontrate shitje, (duke ju referuar edhe mandat arkëtimeve bashkëlidhur) z. Felatun Dajlani rezulton te jete pronar vetëm i kompleksit (sipas përshkrimit te kontratës) për rritjen e peshkut me sipërfaqe ujore totale prej 264 Ha, pasi për sa i përket sipërfaqes prej 5000 m2 truall, ne dokumentacionin qe ndodhet ne ZRPPP nuk rezulton qe z. Felatun Dajlani te këtë likuiduar shumen prej 1.600.000 leke për blerjen e tij. Nderkohe, edhe pse z. Felatun Dajlani duhej te ishte pronar i vetëm kompleksit me një sipërfaqe ujore prej 264 ha( sipas pershkrimit te kontratës), ai çuditërisht ne datën 25.05.1998 përpara noter Aida Spahiu, paraqet një vërtetim pronësie te lëshuar nga ZVRPP Vlore me Nr. Hipotekar 1263 date 26.04.1996 sipas te cilit ai rezulton te jete pronar i kompleksit te ekonomisë se rritjes se peshkut i ndodhur ne narte te Vlorës me një sipërfaqe totale 264 Ha Tokë dhe sipërfaqe ujore 5000 m2 me te njëjtat kufizime te kontratës se shitjes.
Kjo pronë e tjetërsuar rregjistrohet në Zvrpp në vtin 1998, z. Felatun Dajlani paraqitet përpara noterit me një vërtetim pronësie ku sipërfaqja ujore rezulton te jete toke dhe sipërfaqja e truallit rezulton te jete shndërruar ne ujë. Pasi u pajisë me vërtetimin e pronësisë i cili e bën z. Felatun Dajlani (si me magji) pronar te 264 ha toke, ai shkon përpara noter Aida Spaho dhe me kontratën e dhurimit Nr. 706 prot , Nr. 56 kol date 25.05.1998 , ai i dhuron te bijës se tij znj Brunilda Dajlani kompleksin me sipërfaqe totale prej 264 ha toke i cili regjistrohet ne nenin 1322 te datës 04.09.1998. Pra, me këto veprime për te mashtruar Ligjin dhe për te humbur gjurmët e veprimeve te paligjshme dhe te falsifikuara, z. Felatun Dajlani arrin me ne fund qe te ktheje sipërfaqe prej 264 Ha ujë ne sipërfaqe toke dhe te kryej një transaksion duke e transferuar këtë prone te e bija e tij Brunilda Dajlani. Me pas, znj Brunilda Dajlani fillimisht e ndan këtë prone ne disa pjese dhe disa prej te cilave ua kalon motrave te saj. Kështu parcela me Nr. 678 ne zonen kadastrale Nr. 2765 me sipërfaqe prej 54.136 m² TRUALL i shitet motrës Irma Felatun Dajlani, parcela me Nr. 677 po ne zk 2765 prej 84200 m2 i kalon përsëri motrës se saj Irma Felatun Dajlaini. Parcela me Nr. 541 ne zonën kadastrave Nr. 2765 prej 114709 m2 truall ngelet ne pronësi te znj Brunilda Felatun Dajlani. Pra ne total znj Brunilda ka kryer transaksione për 253 ha nga 264 ha nw dispozicion. Këto transaksione kjo shtetase i ka kryer ne bashkëpunim me motren e saj Dhurata Dajlani. Këto transaksione jane kryer pikërisht me qellim humbjen e gjurmeve te origjines se falsifikuar të pronës mëmë. Mbi një pronë tërësisht të falsifikuar anëtarë të familjes Dajlani kanë fituar një sërë përballjesh me drejtësinë pasi në asnjë proces Prokuroria dhe eksponentë të saj të veçantë nuk kanë verifikuar kurrë origjinën e pronës dhe dokumentet përkatëse.