Mediat italiane bëjnë me dije se 49-vjeçari me iniciale C.K, ka mbetur i vdekur pasi duke punuar e ka zënë kova e betonit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur teksa po punonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në Berra, në provincën e Ferrara.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i shqiptarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ferrara.