Loading...

Itali, goditet grupi i kokainës, në pranga 3 persona (Emrat)

Bosat e një rrjeti të fuqishëm të trafikut të lëndëve narkotike në zonën e Riminit janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e stacionit Misano Adriatico. Tre të arrestuarit, mes të cilëve një vajzë, janë shqiptarë dhe lidhja me “klientët” realizohej pas një kontakti të mëparshëm me telefon në Shqipëri.

Të tre u arrestuan nga karabinierët e Stacionit Misano, gjatë kontrollit të shtëpive të shpërndarësve, ndërsa u sekuestruan edhe 30 gram kokainë.

Në pranga përfunduan shtetasit: Admir (Aldo) Gjikhim, 48 vjeç; Gentiana Shoshari, 30 vjeçe dhe Ilir Satka, 28 vjeç. Sipas policisë ata kishin mbërritur në Itali me një vizë turistike 3 mujore dhe kur afati përfundonte ata ktheheshin në Shqipërisë, duke i lënë vendin shpërndarësve të tjerë të drogës.

Hetimet për këtë grup nisën në verën e vitit 2017, kur shpërndarësit u zbuluan duke udhëtuar midis Ricione dhe Cattolica për të furnizuar përdoruesit.

Të arrestuarit, sipas hetuesve, për të shitur drogë mbështeteshin tek ndjekësit që dorëzonin fizikisht dozat. Siç u tha edhe më sipër, “klientët” e tyre kontaktonin një numër telefoni në Shqipëri dhe nga jashtë, shpërndarësi zbatonte urdhrat.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com