Loading...

“Ishte një çikë i zoti ai. Po ç’e do, humbi veten…”, shokon nëna e trafikantit të drogës që e përpiu deti në Vlorë

Në 2 vitet e fundit së paku 13 persona janë zhdukur në Vlorë, një pjesë e tyre kanë humbur në det në përpjekje për të trafikuar lëndë narkotike përtej detit në Itali.

Vlora është kthyer kështu nyja kryesore e trafikimit të lëndëve narkotike në vend.

Reporter.al ka publikuar hisorinë e një nëne, e cila prej më shumë dy vjetësh nuk e ka parë djalin e saj, i cli mendohet të jetë zhdukur në det, pasi ka tentuar të dërgojë mallin me gomone në drejtim të Italisë.

Ferzilete Senkaj nga Vlora jeton me shpresë n se djali i saj Leonard Senkaj është ende gjallë. Gruaja e moshuar nuk do ta besojë që djali i saj është mbytur në përpjekjen e radhës për të kaluar drogë në anën tjetër të detit.

“Transportonte lëndë narkotike. Asnjë nuk ia kërkonte këtë. E bënte atë rrugë pa miratimin tonë, pa na pyetur ne dhe kur erdhi puna, një ditë nuk u kthye,” tregon ajo pa mundur të vërë gishtin se kush e ka dërguar të birin në rrugën e fundit drejt Italisë.

E sipas familjes, Leonard Senkaj u zhduk pa gjurmë më 27 dhjetor 2015, pasi bashkë me një shokun e tij është nisur me gomone drejt Italisë.

“Na thanë shokët e tij që ka dalë për peshkim. Ka bërë rrugën e Italisë, rrugën e pafundme,” thotë Ferziletja, sipas së cilës kjo nuk ishte hera e parë që i biri drejtonte skafin drejt brigjeve italiane.

“Ishte një çikë i zoti ai. Po ç’e do, humbi veten dhe ne,” shtoi ajo.

Senkaj nuk është i vetmi i ri nga Vlora që ëzhtë zhdukur në det ose është mbytur. Të dhënat e grumbulluara nga BIRN tregojnë që gjatë dy viteve të fundit 13 persona janë zhdukur ose janë gjetur të mbytur në brigjet e Vlorës, që sipas burimeve në policinë e vendore dyshohet se janë viktima të trafikut të drogës.

3 ditë pas zhdukjes së Leonardit në dhjetor 2015, Ferzilete Senkaj mori rrugët në kërkim të të birit. Në lokalin ku është parë për herë të fundit mbrëmjen e 27 dhjetorit 2015, në afërsi të shkollës së Marinës në Vlorë, gruaja 62 vjeçare ka gjetur çantën, telefonat dhe portofolin. Aty i kanë thënë dhe të bëjë denoncim në polici se Leonardi kishte ikur në Itali dhe nuk është kthyer.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com