Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një rrugicë në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie. Viktima është Mario Majollari 28 –vjeç, banues në Kinostudio. Burime për Report Tv pohojnë se viktima ishte duke shkuar në banesë në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga makinë në lëvizje e ka qëlluar tre duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa përpos postblloqeve, burime thonë se blutë janë vendosur në ndjekje të një makine, e cila është larguar në drejtim të Dajtit, ku dyshohet se janë fshehur autorët. Ndërkohë që janë marrë në pyetje dëshmitarët që ndodheshin në zonë për të identifikuar autorët, pasi zona ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie. Autorët janë kujdesur që të mos lenë gjurmë duke zgjedhur një rrugicë për t’i bërë pritë duke e vrarë të riun.
Ende nuk dihen shkaqet, por duket se vrasja e tij ka lidhje me hakmarrjen, pasi babai i tij është dënuar me burg për jetë. Autorët dyshohet se kanë dy, pasi njëri ka bërë ekzekutimin dhe tjetri e ka ndihmuar për t’u larguar. Vrasja e sotme në kryeqytet është e radhës e një serie ngjarjes të fundit që kanë ndodhur në kryeqytet. Kujtojmë që pak kohë më parë u vra në Bllok biznesmeni Memli Begalla, ndërsa autorët u arrestuan.