Një emigrant që sapo ishte kthyer nga Greqia ka humbur thuajse gjithçka. Paratë, telefonin, makinën, por ajo që është më e rëndësishmja dhe pasaportën greke. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në fashtin Belorta në Korçë.
Familjarët panë makinën tip ‘Audi’ të përfshihej nga flakët, në pronësi të shtetasit D.D, 26 vjeç, (emigrant në Greqi) i cili ishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. ‘Fax News’ raporton se përveç djegies së makinës 26-vjeçarit i kanë vjedhur 1 mijë euro, telefonin si dhe pasaportën greke.
Ndëkohë që nëna e djalit, Lindita Dura ka kërkuar që ngjrja të zbardhet sa më shpejt, duke thënë se djali nuk ka konflikte me askënd. “Nuk kemi konflikte me askënd. Makina u dogj rreth orës 02:00 të mëngjesit. Kanë vjedh 1000 euro, pasaportën greke të djalit dhe telefonin.
Më pas kanë djegur makinën për të humbur gjurmët. Kerkoj të zbardhet sa më shpejt. Në të kundërt do i gjej vetë autorët dhe do i djeg siç më dogjën makinën e djalit”, tha ajo. Vetëm mbrëmë në fshatin Belorta kanë ndodhur 4 vjedhje. Automjeti që u dogj, dy banesa dhe një automjet tjetër.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.04.2018, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Belorta, ka rënë zjarr në mjetin tip “Audi”, me targë IBI 4224, në pronësi të shtetasit D.D, 26 vjeç (emigrant në Greqi) i cili ishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga të dhënat e para, si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarje, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.