Peter Madsen është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ekzekutoi gazetaren suedeze, Kim Wall. 30-vjeçari i ka prerë fytin gazetares. Trupi i pajetë i saj është gjetur nga policia daneze më 21 gusht të vitit të kaluar. Kim Wall e kishte intervistuar Madsenin 11 ditë përpara se të ekzekutohej në bordin e nëndetëses së tij.
Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe sulm seksual. Madsen e ka pranuar se e ka copëtuar trupin e gazetares dhe se e ka hedhur në det. Madsen, 47 vjeç, u dënua të mërkurën në një gjykatë në Kopenhagen të Danimarkës.