Humbje e thellë dhe poshtëruese e Flamurtarit në Vlorë përballë Skënderbeut.
Vlonjatët janë mposhtur në shifrat 0-3 me Skënderbeun, një skuadër të cilën e kishin mundur pak ditë më parë në kupë. Por gjithcka në ndeshjen e ditës së hënë është zgjidhur që në 12 minutat e para, kur Skënderbeu kryesonte 2-0 me gola të Soe dhe Ditës.
Madje sulmuesi i Skënderbeut ka shënuar pa u mbyllur minuta e parë, ndërsa ka dyfishuar Dita. Në pjesën e dytë Avazaj ka trefishuar duke e bërë më të rëndë hmbjen për Flamurtrain, që mbetet në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Korcarët shkojnë të sigurtë drejt titullit kampion. Pas ndeshjes trajneri Flamurtarit Shpëtim Duro, ka theksuar se nuk kupton situatën aktuale tek Flamurtari, dhe duket krejt e pakuptimtë gjendja ku ndodhet ekipi Vlonjat.
Duro ka theksuar se e ka shumë të vështirë ta analizojë edhe këtë humbje, ndërsa situatën e shikon të rëndë. Trajneri Ilir Daja është shprehur i kënaqur me fitoren, ndërsa sipas tij skuadra me këtë fitore tregoi karakterin e vet dhe tashmë situata është e qetë, pas vendimit të dhënë për dënimin e skuadrës nga UEFA. Flamurtari javën e ardhshme shkon në transfertën e Lushnjes, ndërsa Skënderbeu pret në shtëpi ekipin e Kamzës.