Loading...

Hajdarmataj jep llogari para Arta Markut: Vettingu po ndikon për keq te prokurorët

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur pranë Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare raportin 1 vjetor të punës, ku ndër të tjera flitet edhe për afatet e hetimeve për çështje të caktuara.

Kreu i prokurorisë Hajdarmataj thotë se:  Megjithëse e pajustifikuar tek secili prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore, mund të them se janë evidentuar luhajtje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve paketë e reformës në drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë Për Krime të Rënda.

NJË PJESË E RAPORTIT:

Shpejtësia në përfundimin e hetimeve nuk ka qënë një tregues i mirë, referuar ngarkesës dhe rezultatit të çështjeve të përfunduara dhe hetuara nga secili prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore i seksioneve në prokurori dhe i shërbimeve të policisë gjyqësore.

Pothuajse pjesa më e madhe e procedimeve në hetim ka përfunduar pas një zgjatje afati të hetimeve dhe disa të tjera janë zgjatur deri në afatet maksimale të hetimit duke pasur dhe raste të zgjatjes së afateve të paraburgimit.

Disa nga arsyet e tjera që ndikojnë në zvarritjen e hetimeve, janë levizjet në detyrë të oficerëve të shërbimeve të policisë gjyqësore, në policinë e shtetit, ku gjatë vitit 2017 disa sektor në DPP Shtetit dhe në policitë vendore kanë ndryshuar tërësisht, duke i lënë procedimet në fazat më delikate të hetimeve të ndjekura për periudha të gjata kohe dhe me hetime proaktive.

Në shumë raste levizjet e tyre nuk janë plotësuar me oficerë të tjerë dhe ka sjellë për pasojë zvarritje në kohë të veprimeve dhe hetimeve. Ka një problematike të theksuar me transkriptimin e përgjimeve të zgjatura në kohë, duke mos i dhënë mundësinë prokurorit të operojë me verifikimin e fakteve që kanë dale nga përgjimet dhe të mos ketë mundësi të vendosë për zgjidhjen e çështjes në kohë të arësyeshme.

Megjithëse e pajustifikuar tek secili prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore, mund të them se janë evidentuar luhajtje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve paketë e reformës në drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë Për Krime të Rënda.

Pritja për implementimin përfundimtar ka ndikuar në lidhje me pasigurinë e përfshirjes në të ardhmen në struktura të prokurorëve dhe policisë gjyqësore një ndikim i cili ka ulur vullnetin dhe efiçensën në shpejtësinë e hetimeve.

Po ashtu kam bindje se edhe ndryshimet që ka pësuar K.Pr.Penale, ku dispozita kalimtare për kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda ka pasur diskutime, ka ndikuAr paksa në shpejtësinë e hetimit, pasi nëse Gjykata e Lartë vendos ndryshe nga dispozita kalimtarë një numër i madh i procedimeve aktualisht në hetim në këtë prokurori, transferohet prokurorive të rretheve të tjera.

Imazhi i përfolur gjatë gjithë kohës nga faktori politik, duke e cilësuar sistemin si të korruptuar dhe mosfunksional në tërësi ka dhënë efektet e veta negative në demotivimin në punë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com