Kërkesa e Partisë demokratike për të shtyrë seancën e sotme në orën 18:00 është hedhur poshtë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kërkesa e dorëzuar ditën e mërkurë nga PD-LSI nuk është marrë në konsideratë dhe seanca do të fillojë ashtu siç ishte parashikuar në axhendë.
Opozita pritet të mos jetë sot në Kuvend për shkak se do t’i bashkohet protestës së qytetarëve për bllokimin e akseve rrugore kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Parashikohet që protesta të zgjasë 3 orë, 10:00 deri në 13:00.
Akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot për Veriun dhe në Vorë. Ndërkohë që policia thotë se protesta është e paligjshme pasi nuk ka marrë asnjë njoftim për të.