Loading...

Goditje e fuqishme ndaj trafikut të drogës/ Sekuestrohen 8.7 ton kokainë

Policia në jug të Spanjës ka sekuestruar afro 9 ton kokainë e cila ishte ngarkuar në një kontenier që transportonte banane nga Kolumbia. Kjo është ngarkesa më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë nga autoritetet dhe që hyn në Evropë.

Ministri i Brendshëm Spanjoll, Juan Ingazio Zoido, ka njoftuar edhe kapjen e kësaj sasie droge në Gjirin e Gibraltar, në portin e Algrecias, pas operacionit ndërkombëtar që përfshiu Europol dhe qeverinë Kolumbiane.

Saktësisht, 8.74 ton kokainë, u gjet e fshehur mes 1080 kutive të babaneve në një anije. Ministri i Brendshëm Spanjoll shton se kjo është ngarkesa më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në mbarë Evropën.

Kokaina vlerësohet të kap një shifër marramendëse në treg prej qindra miliona euro.

Deri më tani, autoritetet kanë arrestuar 6 persona që i përkasin këtij rrjeti trafikantësh, 4 në Spanjë dhe 2 në Francë.

Detaje të tjera rreth identitetit të tyre nuk bëhen ende të ditura, por thuhet se mes tyre është edhe një anëtar i Guardia Civil në Spanjë.

Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria Kolumbiane thuhet se ngarkesa i përket Klanit të Gjirit, që është kthyer në kartelin më të madh të trafikut të drogës në Kolumbi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com