Loading...

Gjuzi vrau 28-vjeçarin, dhe historia e vrasjeve në vitin 2000 (Dinamika e plotë)

Në një rrugicë pa ndriçim, maskat prisnin të kalonte 28-vjeçari Mario Majollari, dhe i zunë pritë mes pallateve, duke e ekzekutuar me tre plumba në kokë. Policia bën të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 20:25 të së martës, në një rrugicë që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Policia dyshon se krimi ndaj tij është kryer për hakmarrje, pasi i ati vuan një burgim të përjetshëm për ekzekutimin e dy të rinjve 18 vite më parë. Avni Majollari ishte arrestuar për këtë krim të ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Dajt, 14 vite më pas dhe po vuante dënimin. Pas përfundimit të studimeve në Durrës për Turizëm, ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil. Por i riu 28-vjeçar ishte kthyer pak kohë më parë nga Suedia, pasi i ishte refuzuar azili.

Vetëm 12 orë pas ngjarjes, Policia e Shetetit konfirmon se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të krimit, Kastriot Gjuzi, 40-vjeç.

Sipas të dhënave, i riu Majollari është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy persona, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit në kryeqytet. Një nga viktimat është Ilir Gjuzi, vëllai i Kastriot Gjuzit, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari. Ndërsa viktima e dytë, Armando Nelaj, ka qenë ish-kunati i Avni Majollarit. Kur babai i tij kreu krimin e dyfishtë, Mario Majollari ishte vetëm 10-vjeç.

Gjuzi e ka ndjekur në këmbë për disa metra Mario Majollarin dhe në momentin kur i riu po i afrohej banesës, në një rrugicë të errët, e ka qëlluar atë për vdekje me tre plumba. 28-vjeçari ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra në trup, pavarësisht se është tentuar t’i jepet ndihma e parë mjekësore. Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e Kastriot Gjuzit në zonën e Tufinës, por nuk e ka gjetur. Një nga pistat ku po hetohet ngjarja është pikërisht ajo e hakmarrjes për krimin e babait të Marios, Avni Majollari, 18 vjet më parë në rrugën që të çon për në Dajt, i cili la të vdekur Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin.

Kastriot Gjuzi ka pasur dijeni për kthimin e Mario Majollarit dhe natën e kaluar i bëri pritë duke e vrarë me tre plumba fare pranë banesës në kryeqytet. Vetë Mario Majollari nuk rezulton person me precendetë penal, ndërsa sipas fqinjëve ai nuk njihej si person problematik. Ndërsa autori i dyshuar, Kastriot Gjuzi, rezulton i arrestuar në vitin 2015 për drejtim motori pa patentë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com