Gjendet një foshnjë e braktisur në kanalin e ujërave të zeza, foshnja ishte lakuriq dhe e mbuluar me milingona të kuqe .
Foshnja e porsalindur është gjetur e zhveshur dhe mund të ketë qëndruar në mëshirën e fatit prej më shumë se 1 ore.
Ngjarja ndodhi në Port Elizabeth të Afrikës së Jugut ku ishte Charmaine Keevy ai që gjeti foshnjën.
63 vjeçari po shëtiste me qenin e tij kur dëgjoi të qarën nga puseta e ujërave të zeza.
Në fillim ai mendoi se ishte ndonjë mace, por ndërsa e dëgjonte me kujdes kuptoi që ishte një fëmijë.
Ai hapi kapakun dhe u fut menjëherë në pusetën e mbuluar me milingona të kuqe dhe nxorri foshnjen e cila mbijetoi dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.