Loading...

Gerhisni ne gjume ? Ja lengu qe ju ndihmon te hiqni kete ves

Shumë njerëz kanë probleme me gjumin. Nga ana tjetër ne e dimë se mungesa e gjumit e rrit konsiderueshëm rrezukun për një sërë problemesh shëndetësore.

Shpesh njerëzit nuk janë në gjendje të flenë për shkak të gërhitjes së partnerit të tyre.

Megjithatë, ju duhet të dini se gërhitja është kryesisht rezultat i mukusit të tepërt. Kështu, duke hequr qafe mukusin nga rrugët e frymëmarrjes, patjetër që do të zvogëloni apo do ta parandaloni dhe largoni tërësisht gërhitjen. Më poshtë po ju sjellim një recetë për një ilaç të mrekullueshëm që është i thjeshtë, natyral dhe shumë efikas kur bëhet fjalë për reduktimin e mukusit nga rrugët e frymëmarrjes.

Ju duhet vetëm që ta konsumoni këtë ilaç në baza të rregullta, çdo natë para se të shkoni për të fjetur dhe mukusi do të reduktohet dhe gjithashtu edhe gërhitja.

Duhet të përmendim se duhet të përdorni fruta dhe perime organike, pasi ato janë të mira për shëndetin tuaj në përgjithësi dhe nuk përmbajnë substanca të dëmshme kimike dhe as pesticide.

Ja si ta përgatisni pijen kundër gërhitjes…
Përbërësit

Dy karota
Dy mollë
Një copë xhenxhefil
¼ limon
Gjysmë filxhani çaji ujë
Mënyra e përgatitjes
Kjo pije është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Thjesht duhet të vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe të filloni t’i përzieni derisa të përftoni një përzierje homogjene.

Përdorimi

Kjo pije duhet të konsumohet disa orë përpara se të flini. Për më tepër duhet të evitoni konsumimin e disa ushqimeve dhe pijeve, që dihet se e përkeqësojnë gjendjen dhe iu bëjnë të gërhisni më tepër.

Kështu duhet të evitoni konsumimin e alkoolit në sasi të madhe, konsumimin e çokollatës në sasi të madhe, konsumimin e ushqimeve dhe pijeve të përpunuara, e ushqimeve që janë të vështirë për t’u tretur, ushqimet e skuqura.

Duke evituar këto lloj ushqimesh dhe pijesh shumë shpejt do të pastroni rrugët e frymëmarrjes nga mukusi dhe do të pakësoni gërhitjen.

Më në fund do të jeni në gjendje të flini në sasi të mjaftueshme dhe të pushoni ashtu siç e meritoni!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com