Loading...

Gati arrestimi i Benet Becit, “kryeministrit hije” krah Edi Ramës. Në pranga dhe drejtorë të PS. Abuzuan me Lugomaren, bulevardin Vlorë e rrugët në gjithë vendin

Benet Beci, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është në prag të arrestimit. “Kryeministri hije” dhe krahu i djathtë i ish kryeministrit Sali Berisha, tashmë kryeministrit Edi Rama për abuzimet e shumta shumë shpejt do të përfundojë në qeli. Fakte të reja kanë dalë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzimet e Becit me bulevardin në Vlorë, për Lugomaren dhe rrugët e tjera në të gjithë vendin.

Janë kontrolle të ushtruara këtë vit dhe raport i bërë këto ditët e fundit nga KLSH. Vlera e abuzimit është e pallogaritshme dhe pritet një burgim tepër i gjatë për Benet Becin. Pasi, nuk kanë të sosur pangopësitë e zyrtarëve të korruptuar të pushtetit vendor ku drejton PS, në bashkëpunim edhe me “kameleonin” politik që drejton Fondin Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci.

Ky i fundit ka zhvilluar së fundmi pseudo-tenderin e rikonstruksionit të Bulevardit të Vlorës “Loti 2”. Në garë janë paraqitur 6 firma, nga të cilat pesë prej tyre janë skualifikuar. Në rast se do të shikojmë me kujdes ofertat janë disa nga firmat më serioze në treg, si Geci, Curri, Riviera, etj. Fituesi është shpallur një subjekt, i cili në fondin prej 1 miliardë e 59 mijë lekë të reja, e ka fituar subjekti që ka ofruar 999.999.932 lekë, pra tenderit i kanë shpëtuar disa qindarka, ndërkohë që bëhet fjalë për 10 miliard lekë të vjetra, gati 9 milion dollarë.

Fituesi i shpallur nga “oligarkët” Dritan Leli i Vlorës dhe Benet Beci i FSHZH-së është subjekti Fusha, që ndërtoi edhe qendrën e Tiranës, duke fituar 15 milionë euro deri tani. FSHZH ka bërë disa skualifikime, duke i hapur rrugën fituesit, ndonëse shumica e kompanive në garë kishin ofruar shifra dukshëm më të leverdisshme për shtetin. Ky nuk është rasti i parë që Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën tendera me të tilla vlera, të cilat kalojnë kryesisht në heshtje, pas pazareve që bëhen në këtë institucion. Po kështu edhe Bashkia e Vlorës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit këto ditë ka përfunduar një raport auditimi mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare në zbatimin e dy projekteve: “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare të Vlorës” dhe “Mbushja me rërë e Plazhit Vlorë”, të ushtruar në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, që është edhe autoriteti i zbatimit të projektit të “Lungomares” në këtë qytet bregdetar. Gjatë auditimit të projekteve “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare të Vlorës” dhe “Mbushja me rërë e Plazhit Vlorë”, janë konstatuar mospërputhje me kuadrin ligjor e rregullator, theksohet nga audituesit, shkelje, abuzime që mund të përkthehen edhe në vjedhje të parave të buxhetit, çka zbulon të vërtetën e qëllimeve të kryeministrit Edi Rama me projektet e palmave apo shëtitoreve shumë të shtrenjta.

Pikërisht për shkak se i është përgjigjur me besnikëri çdo “investimi elektoral”, Rama vijon të mbajë në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit një drejtor, për të cilin tashmë KLSH ka publikuar shkjelje skandaloze. Benet Beci duhet të shpallet rekordmen sa i përket jetëgjatësisë së tij në drejtimin e njërit prej institucioneve më të rëndësishëm investuese me fonde publike e donatorëve.
KLSH akuza FSHZH: Ja si u abuzua me paratë e Lungomares së Edi Ramës në Vlorë!

Kontrolli i Lartë i Shtetit këto ditë ka përfunduar një raport auditimi mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare në zbatimin e dy projekteve: “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare të Vlorës” dhe “Mbushja me rërë e Plazhit Vlorë”, të ushtruar në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, që është edhe autoriteti i zbatimit të projektit të “Lungomares” në këtë qytet bregdetar.

Gjatë auditimit të projekteve “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare të Vlorës” dhe “Mbushja me rërë e Plazhit Vlorë”, janë konstatuar mospërputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator, theksohet nga audituesit, shkelje, abuzime që mund të përkthehen edhe në vjedhje të parave të buxhetit, çka zbulon të vërtetën e qëllimeve të kryeministrit Edi Rama me projektet e palmave apo shëtitoreve shumë të shtrenjta.

Sa më poshtë vijojnë gjetjet e raportit në fjalë

Sipas KLSH, në të gjitha procedurat e prokurimit, të projekteve “Mbushja me rërë e Plazhit të Vlorës”, “Mbrojtja detare e projektit të mbushjes me rërë të Plazhit të Vlorës”, “Shërbimi i supervizimit të mbushjes me rërë të Plazhit të Vlorës” dhe “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare Vlorë”, Njësia e Prokurimit nuk ka analizuar dhe nuk ka dokumentuar përllogaritjen e fondit limit, duke lënë vend për devijime nga fondi limit real dhe për përfshirjen e shpenzimeve të pajustifikuara. U konstatuan devijime me efekte financiare negative të shkaktuara nga vendimmarrja në fushën e prokurimeve publike në vlerën 25.111.774 lekë dhe dëm ekonomik për shkak të devijimeve në fushën e zbatimit të kontratave në vlerën 9.234.043 lekë.

Gjatë zbatimit të objektit “Mbrojtje detare e projektit të mbushjes me rërë e plazhit të Vlorës” u konstatua ndryshimi i gjurmës dhe vendosjes së gjeokonenierëve përgjatë bregut të plazhit të Vlorës”, në krahasim me gjurmën dhe vendosjen e përcaktuar në projektin fillestar.

Është konstatuar se projektimi dhe mbikëqyrja e objektit “Mbrojtja detare e mbushjes me rërë të plazhit të Vlorës” është bërë pa kosto financiare nga shoqëria X, por nga ana e FSHZH nuk është lidhur kontratë me këtë shoqëri, ku të përcaktohen detyrimet dhe të drejtat e palëve.

Nga auditimi është konstatuar se disa nga kriteret e veçanta të kualifikimit në lidhje me kapacitetet teknike (stafi teknik) dhe profesionale (kategoritë e licencave profesionale) të OE, janë diskriminuese.
Në kontratën e firmosur nga ana e titullarit të AK për objektin “Mbushja me rërë e Plazhit të Vlorës”, është dhënë pagesë paraprake në vlerën 17.992.800 lekë, ndërkohë që në Kushtet e Veçanta të Kontratës është përcaktuar që Kontraktori nuk do të marrë pagesë paraprake

Në të gjitha procedurat e prokurimit, “Mbushja me rërë e Plazhit të Vlorës”, “Mbrojtja detare e projektit të mbushjes me rërë të Plazhit të Vlorës”, “Shërbimi i supervizimit të mbushjes me rërë të Plazhit të Vlorës”dhe “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare Vlorë” Njësia e Prokurimit nuk ka analizuar dhe nuk ka dokumentuar përllogaritjen e fondit limit, duke lenë vend për devijime nga fondi limit real dhe për përfshirjen e shpenzimeve të pajustifikuara.

Për objektin “Shërbimi i supervizimit të mbushjes me rërë të Plazhit të Vlorës” me vlerë 92.400 Euro (rreth 12.936.000 lekë) pa TVSH, është propozuar lloji i procedurës së prokurimit “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Ky objekt prokurimi është trajtuar nga ana e Autoritetit Kontraktor si shtesë kontrate, duke marrë në konsideratë si kontratë fillestare “Projekti teknik i Vijës Bregdetare Vlorë”, me argumentimin e riskut të lartë që paraqitet gjatë zbatimit, natyrën e veçantë të këtij projekti, specifikimet teknike, nevojën e veçantë për një shërbim kompetent me stafin e kualifikuar që ka bërë studimin dhe zgjidhjen e projektit, si dhe zgjidhjen racionale teknike të paparashikuar që konsulenca e Projektimit i ka dhënë këtij projekti. Lloji i procedurës së përzgjedhur nga Autoriteti Kontraktor është në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.10.2006 “Për prokurimin Publik”

Nga verifikimi i dokumentacionit të dosjes teknike të objektit “Mbrojtje detare e projektit të mbushjes me rërë e plazhit të Vlorës” dhe i korrespodencës midis FSHZH, “I” dhe kontraktorit, konstatohet se për shkak të mosplotësimit të dosjes nga ana e kontraktorit, objekti nuk është kolauduar ende, ndonëse punimet kanë përfunduar më datë 31.08.2016 dhe është lidhur kontratë për kolaudimin e punimeve në datë 02.11.2015, me vlerë 99.900 lekë pa TVSH, me operatorin “A&E”.

Gjatë zbatimit të objektit “Mbrojtje detare e projektit të mbushjes me rërë e plazhit të Vlorës” u konstatua ndryshimi i gjurmës dhe vendosjes së gjeokonenierëve përgjatë bregut të plazhit të Vlorës”, në krahasim me gjurmën dhe vendosjen e përcaktuar në projektin fillestar. Megjithëse nuk ka ndryshuar nga ana sasiore preventivi, autoriteti kontraktor nuk ka kryer asnjë urdhër ndryshimi ose amendim kontrate për këtë fakt.

Nga auditimi në terren u konstatua se mungonin tre pemë palma të llojit Ëashington h=500÷600 cm me vlerë 121,125 lekë, në pjesën ku bashkohet rruga e Lungomares me sheshin e mbiquajtur “Rrapi”. Sipas një dokumentit të siguruar nga menaxheri i kontratës, kontraktori “G L” sh.p.k ka bërë kallëzim në Policinë Gjyqësore, datë 14.08.2017, në lidhje me dëmtimin e tre palmave përgjatë “Lungomares”. Dita e kallëzimit është pas datës së kolaudimit të objektit dhe paraqitjes së situacionit përfundimtar.
FSHZH nuk ka bërë kërkesë për financimin e projektit “Mbrojtja detare e projektit të mbushjes me rërë e plazhit të Vlorës” në Fondin për Zhvillimin e Rajoneve 2014.

Dëmi financiar për buxhetin e shtetit

Nga auditimi i dosjes teknike të objektit “Mbrojtje detare e projektit të mbushjes me rërë e plazhit të Vlorës”, u konstatua se operatori ekonomik “S.C.P.A” ka përfituar më tepër vlerën 5.156.827 lekë me TVSH, për punime të pakryera.

Nga auditimi i dosjes teknike të objektit “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare Vlorë” u konstatua se është paguar dy herë nga ana e Autoritetit Kontraktor, në favor të firmës “G L Sh.p.k”, sasia prej 35 pishave, me vlerë 2.310.000 lekë me TVSH, ndërkohë që kjo vlerë, në bazë të kontratës të lidhur midis AK dhe OE, duhet të ishte mbuluar nga polica e sigurimit.

(Projekti i objektit “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare Vlorë”, hartuar pa kontratë nga shoqëria I, është pjesë e projektit “Vija bregdetare e Vlorës, Lungomare”, i cili në përmbledhësen e preventivit, për pjesën e gjelbërimit ka vetëm dy zëra pune:

  1. Pemë tipi pinus halepensis me lartësi 600 cm (830 pemë x 600 euro/pemë), 498,000 Euro
  2. Pemë pseudoacacias (300 pemë x 400 euro/pemë), 120,000 Euro; në total 618,000 Euro ose rreth 86,520,000 lekë, aq sa është përcaktuar fondi limit i këtij objekti. Pra përllogaritja e fondit limit nga Autoriteti Kontraktor është bërë sipas projekt-preventivit “Vija bregdetare e Vlorës, Lungomare”, pjesa e gjelbërimit.

Në preventivin e hedhur në tender përcaktohen 662 pemë pinus halepensis, ose 168 pemë më pak se projekti fillestar (168 x 55000 lekë/pemë = 9,240,000 lekë të parashikuara për tu investuar më pak) dhe 364 pemë pseudoacacias, ose 64 pemë të parashikuara për tu investuar më shumë se projekti (64 x 16780 lekë/pemë = 1,673,080 lekë të parashikuara për tu investuar më shumë).

Nga sa sipër, në këtë objekt, me te njëjtën vlerë të preventivuar nga projektuesi, janë prokuruar 8,166,080 lekë (-9,240,000+1,673,080) volume punimesh më pak se projekti, i cili konsiderohet efekt negativ në Buxhetin e Shtetit.

Në procedurën e prokurimit me objekt “Mbrojtja detare e projektit të mbushjes me rërë të Plazhit të Vlorës”, me fond limit 29,550,381 lekë pa tvsh, është shpallur fitues OE “Kostruttiva” s.c.p.a. me ofertë ekonomike 29,435,994 lekë pa tvsh, ose 99.6% e fondit limit.

– OE i shpallur fitues nuk plotëson kriteret e dhëna në DT:
– Nga verifikimi në SEP i dokumentacionit të paraqitur nga BOE e skualifikuar “L”shpk & ”N”shpk & “B S”shpk, rezulton se argumentet e paraqitura nga KVO për skualifikimin e këtij BOE, kanë të bëjnë me mospagimin e detyrimeve nga OSHEE për muajin Korrik 2015 dhe nga një OE pjesëmarrës në BOE, nuk është paraqitur pagesa e taksës vendore në Komunën Markat.

Nisur nga sa sipër, operatorët ekonomikë pjesëmarrës në këtë procedurë, kanë mangësi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar. Autoriteti Kontraktor duhet të ndërpriste procedurën dhe të fillonte një procedurë të re prokurimi.

KVO ka përdorur standard të dyfishtë në vlerësimin e operatorëve pjesëmarrës në tender, duke bërë kualifikim të padrejtë të OE “K”. Nëse do të përdorte të njëjtin standard, KVO duhet të kishte kualifikuar edhe BOE “L” shpk & ”N” shpk & “B S” shpk, duke e nxjerrë fitues me vlerën 25,416,300 lekë, ose 4,009,694 lekë më pak se oferta e OE fitues, vlerë e cila do të ishte kursim në Buxhetin e Shtetit.

Me Urdhrin e prokurimit nr. 4/1, datë 11.01.2015, për objektin “Shërbimi i supervizimit për mbushjen me rërë të plazhit të Vlorës”, është miratuar nga Titullari i Autoritetit Kontraktor procedura e prokurimit “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Zbatimi i nenit 33, pika 5/a të Ligjit nr. 9643, datë 20.10.2006, shtesa e kontratës nëpërmjet procedurës “Negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, mund të bëhet vetëm kur kontratës fillestare i ndryshojnë faktorët “kohë” / “vlerë” dhe i mbeten të pandryshuar faktorët “objekt” dhe “Palë”. Në rastin në fjalë, kontrata e quajtur “fillestare” nga ana e AK, ka objekt “Projektimi i vijës bregdetare të Vlorës, Lungomare”, ndërsa kontrata që po shqyrtojmë ka objekt “Shërbimi i supervizimit të mbushjes me rërë të Plazhit të Vlorës”, pra janë dy objekte prokurimi të ndryshme. Në këto rrethana, vlera prej 92,400 Euro (rreth 12,936,000 lekë) pa tvsh është shpenzim joefektiv.

KLSH ka publikuar dhe abuzimet e tjera të Benet Becit

Një raport i korrikut të vitit të kaluar i auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në shumë projekte janë bërë shkelje me dëm ekonomik për shtetin, duke bërë të qartë se, pavarësisht nga puna e bërë, ka patur shpërdorime me paratë e vëna në dispozicion. Ja çfarë konstatoi kontkretisht ekipi i KLSH:

1 – Nga auditimi i marrëveshjeve të financimit dhe konkretisht referuar korrespondencës së Ministrisë së Ekonomisë me nr. 17658/1; nr. 17658/2; nr. 17658/3, dërguar në KfË më datë 19.12.2013 me objekt shtyrje të afatit të disbursimeve për projektin “Fondi i Investimeve Sociale IV”, financuar nga KfË, konstatohet se: KfË ka dhënë miratimin e saj për shtyrje të afatit të disbursimeve deri në datën 30.06.2017.

Afati i disbursimeve për fondet IPA, përcaktohet nga data e fundit për ekzekutimin e planit të veprimit të punimeve siç përcaktohet në marrëveshjet me BE-në dhe për këtë arsye nuk mund të shtyhet përtej datës 08.04.2016. KfË në përgjigjen e saj zyrtare i ka tërhequr vëmendjen Ministrisë së Ekonomisë dhe FSHZH-së, se pavarësisht shqetësimeve të tyre, për ecurinë e ngadaltë të implementimit të projektit, kjo vonesë në implementimin e tij nuk mund t’i atribuohet KfË-së, dhe për këtë arsye, nuk ofrohet më shtyrje e afatit të disbursimeve mbas kësaj date.

Realizimi i huasë deri në momentin e auditimit është në masën 64%. Për mungesë menaxhimi me efektivitet të këtij projekti dhe vonesa në implementimin e tij, ngarkohet me përgjegjësi FSHZH

2 – Në një rast dhe konkretisht për nën projektin “Rikonstruksioni i rrugës së fshatit Qesarakë” vërehet se është pranuar dhe paguar vlera e situacionit të paraqitur nga ana e supervizionit, në një kohë kur ky situacion përmbante vlera për punime të kryera jasht periudhës së përcaktuar në kontratë, për të cilat ende nuk ishte marrë miratimi i donatorit për shtyrjen e kësaj periudhe. Miratimi për këtë urdhër ndryshimi nga Donatori është bërë një muaj pas pagesës së situacionit.

3 – Nga auditimi me zgjedhje për shpenzimet operacionale, rezultoi se për zërin dieta, financuar nga kredia e IDB dhe Qeveria Shqiptare, mungojnë urdhër pagesat nga titullari dhe urdhër shërbimet për dërgimin e punonjësve jashtë qendrës së punës apo programet e punës. Këto pagesa janë kryer bazuar vetëm në faturat e hoteleve të paraqitura dhe në një format “Shërbimi jashtë qendrës së punës” ku përcaktohen vetëm afatet e qëndrimit jashtë vendit të cilat mbajnë vetëm firmën e drejtuesve të departamenteve. Po kështu, gjatë shqyrtimit të këtyre transaksioneve, u konstatua se i gjithë dokumentacioni i vënë në dispozicion, nuk përmban numrin, datën dhe vulën e protokollit në kundërshtim me nenin 12 dhe 13 të “Normave tekniko-profesionale për Arkivat.

4 – Në tenderin “Rikonstruksion i rrugës Qeparo-Kudhës-Kuç, segmenti Qafe Shper-Kudhës, Qarku i Vlorës” njoftimi për zhvillimin e tenderit në faqen ëeb të BERZH mban datën 23.09.2014. Në këtë njoftim, ndër të tjera bazuar në Komponentin 1 të marrëveshjes “Punimet civile për segmente në prioritet për rrugë dytësore dhe lokale” përcaktohet se:

“Ndërhyrjet sipas këtij komponenti përfshijnë rehabilitimin ose konstruksionin. Për rikonstruksionin, e gjithë shtresa do të rindërtohet me shtresa të reja asfalti me nënshtresat e domosdoshme. Për rehabilitimin, punimet do të konsistojnë në shtresë të re bazë me shtresë të re asfalti, ku është e domosdoshme, si dhe infrastrukturë të sigurisë rrugore të përfshira”. Sa më sipër, është vepruar në kundërshtim me marrëveshjen e financimit, duke prokuruar rikonstruksionin e një rruge pa shtresë asfalti.

– Në dokumentet e tenderit pika 22. 2. b, është vendosur kriteri: “Mesatarja vjetore e volumit për punimet e gërmimit, për vitet 2009 deri 2013 duhet të jetë 656,000 m3”.

Rezulton se për një periudhë 5 vjeçare operatorët ekonomikë duhet të kenë realizuar mesatarisht 3,280,000 m3 gërmime. Shprehur në vlerë, indirekt është kërkuar të realizohen punime të ngjashme rreth 7 milionë Euro, ndërkohë që në kërkesën përkatëse për punime të ngjashme është kërkuar vlera 3.9 milionë Euro. Kërkesa për realizimin e punimeve të ngjashme në këtë vlerë është shumë e madhe dhe vetëm një numër i vogël operatorësh ekonomikë mund ta plotësojnë.

Ky veprim është në kundërshtim me Udhëzuesin “Rregullat dhe politikat për projekte të financuara nga BERZH”, Pika 3.1 ku përcaktohet: “Dokumentet e tenderit janë baza për informimin e ofertuesve me kërkesat specifike për shërbime mallra apo punime, kështu që duhet të japin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të lejuar ofertuesit të paraqesin oferta të përgjegjshme.

Dokumentet e tenderit duhet të përgatiten në mënyrë që të inkurajojnë garë ndërkombëtare. Ato duhet të definojnë qartë fushën e punimeve, furnizimeve apo shërbimeve, të drejtat dhe detyrimet e blerësit apo furnizuesit, kushtet që duhet të plotësohen në mënyrë që një ofertues të deklarohet i përgjegjshëm dhe nuk duhet të vendosen kritere diskriminimi për zgjedhjen e ofertuesit fitues.

Detajet dhe kompleksiteti duhet të variojnë në përputhje me madhësinë dhe natyrën e kontratës…”. Si pasojë e vendosjes së këtij kriteri, është skualifikuar nga gara një operator ekonomik, si dhe është limituar mundësia për pjesëmarrje të operatorëve të tjerë të mundshëm në këtë procedurë prokurimi.

– Rezulton se një bashkim operatorësh ekonomikë është kualifikuar edhe pse në dokumentet e tenderit të paraqitura ka patur mangësi (është paraqitur vetëdeklarim për xhiron vjetore, të pa konfirmuar nga organet tatimore).

Ky fakt duhet të trajtohej në raportin e vlerësimit dhe duhet të kërkoheshin shpjegime. Për këtë rast, nuk ka një trajtim të barabartë për operatorët ekonomikë, sepse për një tjetër operator ekonomik ky kriter është konsideruar kualifikues.

5 – Nga auditimi i zbatimit të procedurës së prokurimit “Rikonstruksion i Rrugës Shishtavec Loti 3” konstatohet se Operatori Ekonomik është tërhequr nga gara, veprim i cili është shoqëruar me konfiskimin e garancisë së ofertës. Garancia e ofertës është vendosur me vlerë 6.8 milionë lekë, ose 1.5 % e çmimit të kontratës. Vendosja e garancisë në nivelin 1.5 % dhe jo 2 % siç aplikohet në këto raste, ka bërë që institucioni të jetë më pak i mbrojtur nga tërheqja e mundshme e operatorëve ekonomikë, në kundërshtim me udhëzuesin e procedurave të prokurimit të donatorit Pika 4.14.

FSHZH si pasojë e tërheqjes së operatorit ekonomik nga oferta, ka pësuar humbje financiare me vlerë 2,277,000 lekë, vlerë e cila përfaqëson fitimin e munguar nga mos përcaktimi i sigurimit të ofertës në masën 2 %. Po ashtu vendosja e një vlere të ulët të sigurimit të ofertës ka bërë që operatori të tërhiqet më lehtësisht nga gara, veprim i cili ka bërë që FSHZH të detyrohet të nënshkruajë kontratën më ofertën më të ulët ndjekëse më Operator tjetër me vlerë 344,927,800 lekë, duke shkaktuar realizim të punimeve me vlerë më të lartë në shumën 52,133,620 lekë .

6 – Nga auditimi i zbatimit të procedurës së prokurimit “ËL Rec 142. “Rikonstruksioni i rrugës nr. 1, Lagje nr. 4, Sarandë”, afati i vendosur për realizimin e objektit sipas kësaj procedure 6 muaj. Referuar përmasave dhe volumit të punimeve, vendosja e këtij afati ka sjellë pasoja në lidhje me periudhën e vënies në eficiencë të investimit, si dhe kostos që lidhet me shpenzimet e përgjithshme të kontratës.

-Nga çmimi i kontratës me vlerë 77,058,333 lekë është ngurtësuar vlera 13.3 milionë lekë ose 17.2 % e vlerës së preventivit, vlerë e cila nuk është argumentuar me analizë çmimesh, duke mos u dhënë mundësinë operatorëve ekonomikë të ofertojnë dhe të paraqesin çmimet e tyre, veprim në kundërshtim me dokumentet e tenderit.

7 – Nga auditimi i zbatimit të procedurave të tenderit “Rikonstruksioni i rrugës Tamarë-Vermosh Loti I” nga FSHZH është kërkuar që operatorëve ekonomik me oferta më të ulëta të paraqesin analiza çmimesh bazuar dokumenteve të tenderit. Operatori me ofertë më të ulët në analizat e dhëna prej tij, ndryshon çmimet nga oferta fillestare, ku janë paraqitur më të larta dhe nga ana e Autoritetit Kontraktor është gjykuar si shkak për s’kualifikim. Me rritjet e çmimeve nga operatori ekonomik, përsëri oferta e këtij operatori të papërgjegjshëm ngelet më e ulët.

-Nga Autoriteti Kontraktor nuk është marrë asnjë masë për verifikime të mëtejshme apo konfiskimin e sigurimit të ofertës në vlerë prej 10,800,000 lekë si operator i papërgjegjshëm, për të mbrojtur institucionin nga ofertuesit që tërhiqen para përfundimit të periudhës së vlefshmërisë së ofertës së tyre, ose për refuzimin e nënshkrimit të kontratës. Për këto mosveprime, FSHZH-së i është shkaktuar një humbje prej 35,372,546 lekë nga diferenca e ofertës më të ulët me ofertën pasardhëse.

8 – Nga auditimi i zbatimit të procedurave të tenderit “Rikonstruksioni i rrugës Tamarë-Vermosh Loti II ” u konstatua se nuk pasqyrohet vlera e përllogaritur e kontratës në dosjen e prokurimit, si dhe mënyra si është përcaktuar si dhe nuk është respektuar periudha e njoftimit për gabime, të meta dhe defekte sipas kontratës, 30 ditë pas fillimit të punimeve.

9 – Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile në tenderin “Rikonstruksion i rrugës Iballë, Loti II” u konstatuan se nuk ka përshkrim për kushtet gjeologjike të zonës, problemet teknike dhe propozimet për sigurinë e qëndrueshmërisë së skarpatës, si dhe u konstatua një shkarje e një masivi shkëmbor i cili ka dëmtuar një gjatësi muri prej 12.2 ml, në disa seksione të shkarjeve rrjeta mbrojtëse është e dëmtuar dhe disa hyrje të tombinove janë të mbushura me material të skarpatave.

10 – Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile në tenderin “Rikonstruksion i segmentit Kukës-Shishtavec, loti II” u konstatuan se në punimet e skarpateve, nuk ka përshkrim për kushtet gjeologjike të zonës për sigurinë e qëndrueshmërisë së skarpatës. Gjithashtu për shkak të shkarjeve (rrëshqitjeve) të shkëmbinjve e dherave në skarpatat anës rrugës, u dalluan disa prishje të shtresave asfaltike. Konkretisht në pikën 9+100 u konstatua rrëshqitje e skarpatës e cila rrezikon këtë segment rrugor.

11 – Nga auditimi i dosjes teknike të zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Qeparo-Kudhës-Kuç” Vlorë, deri në momentin e auditimit për 3 situacione pjesore, u konstatua se është shtyrë afati i përfundimit të punimeve duke mos dhënë asnjë justifikim apo relacion argumentues nga kontraktori, supervizori dhe menaxheri i kontratës për vonesa në realizim e objektit. Në administrimin e pjesshëm të dokumentacionit të punimeve mungojnë korrespondencat e palëve për miratimin, konsultimin e urdhërit të ndryshimit për zgjatjen e përfundimit të punimeve.Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com