NË KALANË E KANINËS, PËR DITËN E “MONUMENTEVE & SITEVE…” Drejtoria e monumenteve te kultures ne Vlore, organizoi në Kalanë e Kaninës një aktivitet të posaçëm kulturor, në vigjilje të 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve Arkeologjike. Nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit dhe fshatit si , Shkolla jo publike “ Nr 1”, Shkolla “ 28 Nëntori”, Shkollat “ Dëshmorët e Peshkëpisë” dhe “ Rrapo Hasimi” të Peshkëpisë e Kaninës, me materialet e tyre skenike të interpretuara aq mjeshtërisht nga nxënësit, i dhanë aktivitetit larmi e bukuri të jashtëzakonshme.
Aktiviteti, i inkuadruar gjithashtu në vitin e Skënderbeut, merr edhe më tepër vlera duke iskenuar pjesë dhe pasazhe nga evokimi i asaj kohe e të atyre ndodhive, sidomos këtu në Kalanë e Kaninës e Donikës.Dasma e Skënderbeut e të tjera inskenime që vijë si legjenda të atyre kohëve këtu marrin të tjera vlera e duket se vijnë me mesazhe më të qarta.
Për disa orë mjediset e bukura të Kalasë së Kaninës u shndruan në skena natyrore ku performuan me plot dëshirë e pasion nxënësit e shkollave të përzgjedhura për këtë aktivitet. Në fund, për shkollat pjesëmarrëse, nga DRKK u ndanë Çertifikata Mirënjohje. Në aktivitet përshëndetën edhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, Dritan Halili, Drejtori i Drkk,Orgest Feimi si dhe Kryetari i Klubit të shkrimtarëve “ P.Marko”, Myrteza Mara. Ne vitin e Skenderbeut,kalaja e Kanines ka pritur kehstu nje tjeter aktivitet te rendesishem,ku promotore ka qene drejtoria e monumenteve te kultures ne Vlore.