Të shtunën, Barack Obama dhe Melania Trump ishin midis të pranishmëve në funeralin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush, në Hjuston. Edhe pse Donald Trump vendosi të shmangte eventin, duke përmendur shqetësimin për sigurinë e tij, Zonja e Parë u bë pjesë e ceremonisë mortore duke u ulur pranë ish-Presidentit Obama.
Një fotografi e veçantë e Obama-s dhe Melania-s, duket se ka kënaqur internetin. Në foton e realizuar para nisjes së shërbimit, ata të dy janë parë duke folur dhe ajo duket pozitive ndaj gjërave që Obama po i thoshte.
“Melania duket më e lumtur në një varrim sesa e kemi parë prej vitesh. A nuk do të ishit edhe ju nëse do të kalonit nga shoqëria me Donald çdo ditë te qëndrimi pranë Barack-ut?”, shkroi një person në Twitter.
Sipas të gjithë përdoruesve të Twitter-it, Melania duket për herë të parë e lumtur dhe është krejt rastësi, që kjo ndodh në një event ku nuk shoqërohet nga bashkëshorti.