Flamurtari rikthehet tek fitorja, tre pikë qetësie për vlonjatët, pas një situate aspak pozitive,të shoqëruar me eleminimin nga kupa dhe largimin e trainerit Shpëtim duro.
Tre pikë ,të cilat bëjnë që Flamurtari tashmë të shohë përpara në kampionat dhe me gjashtë ndeshje të mbetura,asgjë nuk është e pamundur për të synuar dhe vendin e tretë në renditje. Ndërsa Teuta vështirëson pozitat,duke mbetur në të njëjtat kuotë pikësh si vllaznia.
Flamurtari ka shënuar tre herë duke përmbysur avantazhin e Teutës me penallti në minutën e 7-të. Muarem dy herë në minutën e 19-të dhe 25-të si dhe Useini në minutën e 31-të i kanë dhënë fitoren Flamurtarit,ndërsa Teuta ka patur një mundësi të mirë me një tjetër penallti por nuk ka shënuar.
Pjesa e dytë ka qënë sërish për vlonajtët që kanë administruar rezultatin duke mbyllur ndeshjen me fitoren 3-1, ndërsa Teuta mbetet në vështirësi për mbijetesë.
Pas ndeshjes Traineri i Teutës Gentjan Begeja ka theksuar se kjo ishte një humbje që erdhi edhe si pasojë e mungesave, ndërsa ka ende ndeshje,për të synuar mbijetesën në superligë.Traineri i Flamurtarit Ardi Behari ka mbetur i kënaqur me fitoren,por sipas tij lojtarët treguan se situata ku ndodheshin nuk ishte aspak normale,duke marrë përgjegjësitë dhe zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe merituar tre pikët.
Megjithatë duhet parë përpara dhe mos caktohen objektiva. Ndeshjen e rardhës Flamurtari e luan në transfertë me Luftëtarin, përballje për europën, ndërsa Teuta një ndeshje mbijetese përballë Kamzës në Durrës.