Nga lufta për vendin e dytë dhe konsideruar skuadra anti Skënderbeu, tek vorbulla e mbijetesës. Me humbjen përballë Skënderbeut në Vlorë, Flamurtari tashmë ka hyrë në një situatë aspak komde, ndërsa javët në vijim janë mjaft të rëndësishme për skuadrën Vlonajte, pavarësisht kalendarit në favor.
Kupa e Shqipërisë mbetet padyshim mjaft e rëndësishme në këto momente për vlonajtët që duhet të administrojnë fitoren 1-0 të arritur në Korcë përballë Skënderbeut. Humbja në kampionat gjithsesi nuk është përtypur mirë në Vlorë, ndërsa ish lojtari i Flamurtarit dhe kombëtares shqiptare Roland Iljadhi mendon se skuadra ndodhet në një situatë aspak pozitive.
Iljdhi, Flamurtari ndodhet në një situatë apak të mirë. Në fakt ishte një humbje ajo përballë Skënderbeut, që nuk e prisnim aspak, për mënyrën se si u rregjistrua humbja. Një rezultat mjaft i rëndë, pavarsisht skuadrës kundërshtare që për mua mbetet skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar. Lojtarët ishin të pa qartë në lojën e tyre, pa dëshirë dhe aspak grintë gjatë gjithë 90 minutave, duke ja bërë më të lehtë punën Skëndetrbeut.
Një humbje e tillë nuk pritej dhe natyrisht që edhe tifozët të ndihen të pakënqur nga skuadra. Cfarë ndodhi gjatë këtij takimi? Nuk di ta shpjegoj sepse skuadra ishte në atë lojë. Futbollistët sic e thashë ishin mjaft pa dëshirë dhe grintë në lojën e tyre duke mos arritur të tregonin thuajse asgjë gjatë gjithë 90 minutave. Mbrojtja dhe mesfusha me gabime të shumta, duke ja lehtësuar punën skuadrës së Skënderbeut. Pasat dhe golat e shënuar në 10 minutat e para e bënë më të lehtë punën e skuadrës së Skënderbeut. Ndonjë gol nga ata të tre nuk më pëlqeu për mënyrën se si u pësua.
Nuk dua të shfaq dyshime,por ishte shumë lehtë për tu pësuar. Gjithsesi mbetet një ndeshje për tu harruar plotësisht. Cfarë po ndodh me Flamurtarin? Nuk e kuptojmë pse. Një skuadër që zhvilloi dy faza mjaft të mira, skuadër anti Skënderbeu e quajtur, deri edhe tek fakti që mund të sulmonte vendin e parë. Më pas një fazë e tretë dhe deri më tani për tu harruar plotësisht. Lojtarët nuk kanë dëshuirë dhe grintë. Nuk e di nëse kanë probleme brenda në grup, gjë që nuk e besoj, pasi presidenti është treguar mjaft korrekt. Megjithatë skuadra shfaq probleme në lojën e saj dhe një rënie me të vërtetë mjaft e cuditshme nga skuadra.
Ka akoma dhe tetë ndeshje dhe gjysëmfinalja e kupës. Fitorja 1-0 është një hap shumë i rëndësishëm, por asgjë nuk është mbyllur, ndërsa duhet që skuadra ta administrojë mjaft mirë atë rezultat. Skënderbeu fitoi në kampionat dhe mund të kërkojë dicka të tillë edhe në kupë. Megjithatë unë them se Flamurtari do të shkojë në finale dhe është i avantazhuar për të fituar këtë trofe. Flamurtari është ekspert në këtë kompeticion dhe unë besoj maksimalisht. Sa i përket kampionatit, mendoj se kalendari është në avantazh dhe duhet të fitojë besimin e vet.
Skënderbeu në kupë dhe kampionat,një skuadër e dënuar nga UEFA. Personalisht jam kundër këtij dënimi. Skënderbeu mbetet ekipi më i mirë i kampionatit shqiptar dhe do të më vinte keq për dënimin. Megjithatë kjo i takon Skënderbeut ta zgjidhë. Unë e vlerësoj atë klub për cfarë ka bërë deri më tani në futbollin shqiptar. Si e shikoni deri në fund kampionatin. Cështja e titullit është e mbyllur, nuk ka diskutim për Skënderbeun. Kukësi po ecën mirë por do të jetë në luftë me Partizanin që është ringritur shumë. Pastajn në garë për europën shoh dhe Lacin e Luftëtarin, ndërsa Flamurtarin nga kupa e Shqipërisë. Ka patur kontestime nga tifozët pas humbjes me Skënderbeun, por nuk do të ketë ndryshime trajneri tek Flamurtari. Të paktën për momentin. Duro morri mbështetjen e presidentit Idrizi pas humbjes me Kukësin, ndërsa tek Flamurtari apo presidenti Idrizi nuk e mendojnë dicka të tillë. Megjithatë pritet që lojtarët të mos i shpëtojnë gjobave apo ndëshkimeve referuar situatës së krijuar.
Pritet që drejtuesit të zhvillojnë një takim me lojtarët rreth situatës së krijuar për shkak të rezultateve të dobëta në javët e fundit në kampionat, aty ku Flamurtari është futur në një vorbull shumë të rrezikshme. Gjithsesi nuk dihet nëse do të aplikohen gjobat deri në anën financiare, apo thjesht do të ketë mbledhje dhe tërheqje “veshi” për situatën e krijuar. Kalendari aleat i Flamurtarit. Të shtunën Vlonjatët udhëtojnë drejt lushnjes, një ndeshje ku të paktën në letër nuk mendohet se do të jetë e vështirë, ndërsa më pas dy përballje rardhazi në shtëpi. Fillimisht, sërish me Skënderbeun për kupë dhe pastaj teutën për kampionat. Një kalendar i favorshëm, aleat për Vonjatët për të dalë nga një situatë mjaft e vështirë e krijuar pas rezultateve.