Loading...

Flamurtari mban në lojë Vllazninë

Vllaznia duhet ti thotë “faleminderit” ekipit të Flamurtarit. Kjo pasi vlonjatët mposhtën rivalin direkt për mbijetesë të Vllaznisë. Në takimin e përfunduar para pak minutash, vlonjatët triumfuan me rezultatin 3 – 1 ndaj Teutës së Durrësit. Një fitore që afron edhe njëherë vlonjatët me Kupat e Europës.

Por, nga ana tjetër i bën “nder” edhe ekipit shkodran. Pas kësaj humbje, Teuta mbetet në të njëjtën kuotë pikësh me Vllazninë, 33 pikë. Ndoshta duket e pabesueshme, por sot tifozët shkodranë bënë tifo për vlonjatët. Shpresuan që Flamurtari të fitonte ndaj Teutës, në mënyrë që durrsakët të mos shkëputeshin në rënditje.

Kjo falë përformancave të dobëta të ekipit të tyre, që duhet të shpresojë tek mbijetesa tek ndihma e skuadrave të tjera.

Siç duket lufta për mbijetesë do të bëhet mes Vllaznisë dhe Teutës, pasi Kamza rinisi shkëputjen, edhe pse diferenca prej 4 pikësh nga këto dy skuadra nuk është e madhe. 6 javë nga përfundimi i kampionatit, lufta në zonën e ftohtë sa vjen dhe bëhet më e egër./ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com