Loading...

FIFA reagon pas polemikave të Juves: Të respektohen milionat e hedhura nga klubet!

Çerekfinalja e kthimit në Champions League mes Realit dhe Juvetusit është shoqëruar nga polemika të shumta, pas një penalltie të akorduar në minutën e fundit nga ekipi madrilen.

Në lidhje më këtë temë ka folur edhe presidenti i FIFA-s, Infantino. Megjithëse e ka shmangur një qëndrim në lidhje me ndeshjen e djeshme, ai është shprehur se UEFA duhet të aplikojë VAR-in në respekt të investimeve të hedhura në futboll.

“Ajo që unë gjykoj si të drejtë është se UEFA duhet të fillojë punën për instalimin e teknologjisë në ndeshjet ku është vetë organizatore. Ne kemi besim te arbitrat në fushën e lojës, por teknologjia do të ndihmonte në shmangien e gabimeve njerëzore. Minimalisht, teknologjia do të mbyllte diskutimet apo polemikat e klubeve, pasi do të ndërhynte në kohë. Duhet të respektohen milionat që investohen nga shumë klube”, është shprehur Infantino.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com