FTESË! FTESË! FTESË!
Në datën 22 prill 2018, ditën e dielë, ora 12:00, në Kalanë e Kaninës, Deputeti dhe djali i Kanines, Fate Velaj, realizon një ëndrrën e tij të vjetër.
Në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike “Kanina” , si dhe me Lëvizjen “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe Bashkinë e Vlorës, do të organizohet për herë të parë në histori, “DASMA E SKËNDERBEUT”, ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë.
Me pjesëmarrjen e një delegacioni prej 60 vetash, ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është dhe Loris Castriota Scanderbeg – stërnipi i Gjergj Kastriotit, do të festohet 567 vjetori i dasmës më historike të kombit shqiptar si dhe 590 vjetori i lindjes së Donika Gjergj Arianitit në Kaninë.
Festimeve do i bashkohen dhe grupi polifonik i Kaninës, ansambli i këngëve dhe valleve të Vlorës si dhe miq e dashamirës nga trevat shqiptare e Kosoves.
Ejani ta kthejmë këtë ditë një festë të përvitshme! Ta kthejmë Kaninën aty ku e ka vendin e saj në histori. Brezat që do vijnë, do na jenë mirënjohës. Mbas festimeve të Kaninës, ne oren 16.00, do të nisemi për te Manastiri i Ardenicës, aty ku Skënderbeu dhe Donika kurorëzuan martesēn e tyre në kishë.