Loading...

Festë e madhe në Kaninë, Për herë të parë në histori, “DASMA E SKËNDERBEUT”, ja kur …

FTESË. Në datë 22 Prill, në orën 12, në Kalanë e Kaninës, Deputeti Fate Velaj, realizon një ëndrrën e tij të vjetër.

Në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike “Kanina” , si dhe me Shoqatën “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe bashkinë Vlorë, do të organizohet për herë të parë në histori, “DASMA E SKËNDERBEUT”.

Ashtu siç mund të jetë festuar atë kohë. Ne pjesëmarrjen e nje delegacioni prej 60 vetash, ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është dhe Loris Castriota Scanderbeg – stërnipi i Skënderbeut do të festohet 567 vjetori i dasmës më historike të kombit shqiptarë.

Festimeve do i bashkohen dhe grupi polifonik i Kaninës, ansambli i këngëve dhe valleve të Vlorës si dhe miq e dashamirës nga trevat shqiptare

Ejani ta kthejmë këtë ditë një festë të përvitshme. ta kthejmë Kaninën aty ku e ka vendin e saj në histori. Brezat që do vijnë, do na jenë mirënjohës. mbas festimeve të Kaninës, do të nisemi për Ardenicë, aty ku Skënderbeu dhe Donika, u martuan në kishë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com