Nëse dëshironi një vakt të ndërmjetëm të shijshëm ju sugjerojmë farat e kungullit. Kanë shumë vlera ushqyese si bakri, zinku, magnesium dhe proteina. Gjithashtu kanë agjent radikalë të lirë që luftojnë shumë sëmundje. Për më tepër janë të pasura në fibra dhe kanë 1000 kalori për 50 gram.
Vlerat ushqyese të farave të kungullit:
Magnez për zemrën: ¼ e gotës me këto fara në ditë ju siguron masën ideale të magnezit në ditë. Do keni një shëndet të mirë të zemrës, dhëmbëve dhe strukturës kockore.
Zink për imunitetin: Farat e kungullit janë të pasura në zink. Zinku është i mirë për imunitetin, humorin, gjumin, lëkurën, shëndetin e syve dhe insulinën. Mungesa e tij shkakton grip, depresion, lodhje, akne dhe memorie të keqe.
Studimet e shumta kanë treguar se farat e kungullit janë ideale për tu konsumuar nga diabetikët sepse mbjanë nivelin e insulinës në kontroll.