Loading...

Erdogan kërcënon Kosovën: Kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë një reagim duke i quajtur të pabaza dhe manipulime mediale pohimet se 6 gylenistët janë mbajtur ne Ambasadën e Turqisë në Prishtinë. Ofensiva që e nisi dje Erdogan ndaj Kosovës ka vazhduar nga diplomacia turke e cila ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë që të kenë kujdes me ambasadën e tyre në Kosovë.

Brenda 24 orëve të fundit, Kosova i kanë ardhur dy kërcënime nga Turqia. I pari ishte kërcënimi i Erdoganit ndaj Haradinajt ndërsa tjetri është i Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke, e cila i bën thirrje Kosovës të ketë kujdes me Ambasadën turke në Prishtinë. Gjithë këto zhvillime po ndodhin pas kidnapimit dhe pastaj depërtimit të gjashtë gylenistëve në Turqi.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka komentuar protestat para ambasadës turke në Prishtinë, por edhe për shkrimet e mediave.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se fytyra e organizatës së Gylenit “është ekspozuar me veprimet kundër Turqisë”.

Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turqt, misioneve dhe zyrtarëve tjerë.

“Fytyra e vërtetë e organiztës Feto përsëri është duke u ekspozuar në gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj. Autoriteteve të Kosovës u është rikujtuar se siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive në vend është kryekëput përgjegjësi e Kosovës si vend pritës dhe presim që të veprojnë në kuadër të obligimeve të tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme turke, shkruan express.

Aksyou ka kërkuar nga Kosova që të kenë kujdes ndaj veprimeve që ndërmarrin për “gylenistët”.

Kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadoren e Turqisë, transmeton lajmi.net. “Ne gjithashtu presim që miqtë tanë të kenë një qasje të kujdesshme dhe të pakompromis ndaj veprimeve të këtyre anëtarëve të organizatës terroriste dhe qarqeve që i mbështesin ato.

Nga ana tjetër, lajmet provokuese në mediet që kanë për qëllim Ambasadën tonë, vecanërisht Ambasadoren tonë , duke pohuar se njerëzit që u deportuan nga Kosova ishin në Ambasadën tonë në Prishtinë janë të pabazuara. Ne gjithashtu hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë manipulimet e tilla të dëmshme të medieve”, përfundon komunikata.

Ky reagim ka ardhur pas raportimeve se ambasadorja e Turqisë ka qenë e përfshirë në ekstradimin e 6 shtetasve turq.

Për ekstradimin e “gylenistëve” është protestuar disa herë edhe para ambasadës turke në Kosovë, por edhe para qeverisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com