Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën paralel me Portin. Policia ka identifikuar pronarin e makines se djegur, ai eshte Adi Gurra, Drejtor i Kultures ne Bashkine Durres.
Mjeti tip “BMW X5” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Makina ka qenë e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët. Pas sinjalizimit, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por makina është shkrumbuar plotësisht.
Nga të dhënat e para nga grupi hetimor i Policisë së Durrësit që është ngritur për ngjarjen, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve.