Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike është sekuestruar gjatë natës në afërsi të Orikumit në Vlorë.
Për këtë sasi lënde narkotike polica e Vlorës ka arrestuar 6 persona të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftim i policisë:
Operacion antidrogë, sekuestrohet lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri, çokollate dhe vaj hashashi.
Sekuestrohet 1 gomone, 5 automjete si dhe arrestohen 6 shtetas.
Operacioni nga DVP.Vlorë, Policia Kufitare dhe Delta Forcë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Forcë dhe Roja Bregdetare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar një operacion antidrogë, të koduar ”SEA”, në të cilën morën pjesë 40 forca policie dhe u finalizua me sukses duke sekuestruar :
629.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri,
6.9 kg lëndë narkotike, kanabis në formë çokollate,
900 gramë vaj hashashi,
5 automjete,
1 mjet lundrues tip gomone
Si dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit :
Mario Brahimi, 24 vjeç, banues në Orikum,
Berdo Rruçaj, 34 vjeç, banues në Orikum,
Halil Kushta, 24 vjeç, banues në Orikum.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman, Orikum duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim trafikimin e saj.
Petraq Selamaj, 40 vjeç, banues në Vlorë,
Aleks Duraj, 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë,
Erjon Belaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërsa shtetasit e mësipërm u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.