Nga Edlira Gjoni:
Çuditet njeriu duke parë zhvendosjen e ngjarjeve në Tiranë.
- Pse prona private e konçesionarëve quhet publike?
- Si ka mundësi që për reagimin qytetar ndaj vjedhjes, u arrestuan 23 persona e u dënuan 11, brenda pak orëve?
- Po pse për Gërdecin, me 26 viktima, pasi kane kaluar 10 vjet, nuk ka as të burgosur, as fajtorë?
- Pse për 21 Janarin nuk ka të dënuar? Apo gjykata punon vetëm për të ndëshkuar fakirët?
- Pse nuk ka gjykata punë lavdëruese 24 orëshe për dosjet me mijër faqe për drogën?
- Pse janë ende në politikë e në ekran abuzuesit e shkelësit e ligjit në vend?
Shqipëria si Bolivia e 1985-ës, e kapur. E rrënuar. Pa dritë jeshile me sjellje “drejtësie” si këto.