Edi Rama “shpërblen” paraardhësin e tij në PS Fatos Nano duke i emëruar të birin, Sokol Nano, drejtor.
Të gjithë u befasuan kur ish-lideri i së majtës Fatos Nano u shfaq më 9 tetor të 2017-ës krah kryeministrit Edi Rama në Shkodër.
Përkundrejt gjithçkaje që flitet e shkruhej për marrëdhëniet e ndera mes tyre, si për të përgënjeshtruar gjithçka, Nano dhe Rama panë ndeshjen e asaj nate Shqipëri-Itali në stadiumin “Loro Boriçi” nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Dhe duket se “shpërblimi i madh” ka ardhur nga kryeministri Rama i cili e ka përmendur vazhdimisht Nanon edhe nga foltorja e Kuvendit si një nga figurat e papërsëritshme në PS.
Djali i Fatos Nanos, Sokol Nano, i cili njihet edhe si pronar i një prej club-eve me famë në kryeqytet është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (AIDA).
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) që nga dita e sotme ka një titullar të ri. Mësohet se Nano para dy javësh kishte fituar konkursin për nivelin e administratës civile TND (Trupi i nivelit të lartë drejtues).
Objektivat kryesore të AIDA-s janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.
Më herët, këtë post të rëndësishëm e ka mbajtur Brisida Shehaj e cila tanimë është emëruar në krye të agjencisë së Task-Forcës së Bregdetit.
Sokol Nano është djali i Fatos e Rexhina Nanos, i lakuar jo pak mediatikisht, jo vetëm si biznesmen por edhe për jetën e tij private.
Sokol Nano