Do donim të ishte e vërtetë, por është një rreng për 1 prillin. Të lodhur nga qeveri të njëpasnjëshme të lidhura me krimin dhe korrupsionin, shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës.
Të gjithë të zhgënjyer nga politika 27 vjeçare e korruptuar dhe e fundosur në llum, do të donin që hajdutët të largoheshin nga pushteti dhe të përfundonin në burg.
Megjithatë, mos u gëzoni shumë sepse ky shkrim është për ditën e gënjestrave, pra të politikanëve. Ata na gënjejnë çdo ditë, të paktën një herë në vit të mundohemi dhe ne ti vëmë në lojë ata.