Një ngjarje e rende ka ndodhur ne Greqi, ku nje shqiptar 23-vjeçar eshte therur me thike të mërkurën mbrëma.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Themistokleous në Exarchia të Greqisë, shkruajne mediat greke.
23-vjeçari, një shtetas grek me origjinë shqiptare, thuhet se u sulmua nga dy persona që e qëlluan me thikë të paktën pesë herë.
Banorët që e gjetën atë të rënë në mes të rrugës, kërkuan një ambulancë, por i riu nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Hetuesit që kanë në dorë çështjen janë duke kërkuar në çdo drejtim për autorët.
Versioni më i mundshëm është se viktima dhe autorët kanë pasur grindje për çështje pagese, ndoshta për drogën, raportojnë mediat greke.
Por JOQ, ka publikuar disa informacione të tjera. Thuhet se shqiptari është ekzekutuar nga tre bashkëkombës të tjerë dhe emri i viktimës është Mihal Kapurani nga qyteti i Korçës.
“Banorët e zonës e njihnin viktimën si person të qetë e pa probleme. Autoritetet thanë se kanë identifikuar emrat e ekzekutorëve. Bëhet fjalë për një shtetas me origjinë nga Përmeti, banor i Athinës, si dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë me banim në Shqipëri, të cilët kanë hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.
Identitetet e të dyshuarve u janë dërguar pikave kufitare me Shqipërinë si dhe Policisë shqiptare”, shkruan “JOQ”.