Loading...

E tmerrshme! Nëntoka e gërryer rrezikon të fundosë Bulqizën, banorët në alarm

Eshtë përsëritur ngjarja e disa muajve më parë në zonën D të minierës së Bulqizës. Një gropë e madhe është hapur në rrugë duke “përpirë” një pjesë të madhe të rrugës. Ndryshe nga pak muaj më parë, ku po në të njëjtin vend, humbja e tokës mori me vete edhe një minibus, dhe një godinë që shërbente për pushimin e punëtorëve që punonin në stogjet e kromit, këtë herë për fat të mirë nuk ka patur dëme anësore përveç dëmtimit të rruges.

Aktualisht gropa është rrethuar me shirit dhe anash saj është vendosur një tabelë që tregon rrezik.

Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes së tokës në këtë pjesë të minierës së Bulqizës, por ekspertët dyshojnë që mund të vijë nga gërmimet e nëndheshme të galerive shfrytëzuese pa kriter nga firmat private të kromit.

Edhe pse gropa është rrethuar, pak metra më tej sheh gra të cilat punojnë në seleksionimin e kromit. Specialistët thonë se perimetri ku ka patur tri herë fundosjes të tokës në të njëjtën pikë, është me rrezik dhe se duhet bërë verifikim i plotë në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e atyre që punojnë aty apo atyre që kalojnë në këtë zonë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com