Loading...

E reja tenton të kalojë 10 kg drogë në Greqi, u gjet në bagazhet e autobusit (Foto)

Rreth 10 kilogramë marijuanë janë gjetur nga policia greke në autobusin e linjës Kakavijë-Janinë.

Mësohet se lënda narkotike i përket një 28-vjeçareje shqiptare, e cila e kishte fshehur atë tek bagazhet.

Autobusi kaloi palën shqiptare, por në doganën greke iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga policia, e cila zbuloi lënë narkotike.

Sipas policisë greke, droga ishte e ndarë ne dy pako me peshë totale 10 kg 650 gramë. 28-vjeçares shqiptare, e cila u arrestua nga policia, iu gjet edhe një pako me 194,6 gramë hashash e llojit çokollatë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com